PUKE - Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 22 vjeçarit paraditen e djeshme në fshatin Gojan i Vogël i Pukës.
Sipas policisë autori Festjon Luka ka pranuar krimin. 25 vjeçari mban postin e kryetarit të Këshillit të Komunës Gjegjan, si dhe anëtar i Këshillit të Qarkut të Shkodrës si përfaqësues i PS-së.
Sipas të dhënave nga hetimi mes dy të rinjve ka pasur një konflikt të hapur të nisur që Francë, ku kishte qenë dhe viktima, Bardhok Përndrecaj.
Më pas 22 vjeçari ishte kthyer në Shqipëri. Konflikti është përshkallëzuar dje, kur sipas banorëve të zonës, 22-vjeçari ka debatuar në qendër të fshatit me Festjonin dhe më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë.
Pas krimit Luka u largua nga vendi i ngjarjes, për tu vetëdorëzuar sot në mëngjes, ndërkohë që 22 vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.
Policia thotë se autori pas kthimit nga Franca ka ndryshuar emrin në Sestjon Luka.

(Ne foto: Festjon Luka, i akuzuar si autori i vrasjes se Bardhok Përndrecajt)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com