15 ka shkuar numri i të shoqëruarve nga policia si persona që kanë dijeni për vrasjen 28-vjeçarit, Andi Peqini, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Kavajë. Ndërkaq policia ka nxjerrë urdhër ndalimi për një prej të ndaluarve, Elidon Avdyli një emër i njohur për Policine e Shtetit.
Atij në banese iu gjet një pistolete, që po ekzaminohet nesë ka lidhje me këtë vrasje, ndërsa dyshohet se ky person është vrasës me pagesë.
Larja e hesapeve është pista kryesore ku ka përqëndruar punën policia për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Andi Peqini, një 28-vjeçar që po hetohej si i dyshuar për pastrim parash dhe i proceduar për trafik droge, është ekzekutuar në një prite pranë një karburanti në zonën e Kavajës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në 20:45, ku teksa Peqini ka qëndruar pranë një pike karburanti është qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.
Nga të dhënat e para në vendngjarje dyshohet se atentatorët kanë lëvizur me një automjet tip BMW, X 5 me targa italiane. 28-vjeçari, Andi Peqini, ishte kthyer vetëm para një muaji nga Italia.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO