TIRANE- Vrasja e trefishtë në bulevardin “Zogu i Parë” ka sjellë në Tiranë dy prokurorë nga Roterdami, të cilët kanë marrë kontakte të drejtpërdrejta me prokurorin Genti Trenova, i cili po heton rrethanat e ngjarjes. Takimi është zhvilluar në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku palët kanë shkëmbyer informacion rreth të kaluarës së viktimës Mentor Lufi dhe Durim Sulkut të vrarë përkatësisht në Tiranë dhe në Roterdam të Holandës.
Lidhur me këtë çështje, prokuroria kishte dërguar disa ditë më parë një letërporosi në drejtim të autoriteteve holandeze, por për shkak të kompleksitetit të dosjes, në Shqipëri kanë udhëtuar vetë dy prokurorë, duke marrë takim të drejtpërdrejtë me hetuesit shqiptarë me qëllim analizimin e çdo të dhënë dhe lëvjzje të autorëve të dyshuar të dy krimeve të rënda në Roterdam dhe në Tiranë.
/Shqiptarja.com

VIDEO