Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë

Pëllumb Islami dhe makina tip 'Jeep'

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia greke si një nga autorët e vrasjes së 39-vjeçarit Pëllumb Islami në një lokal në Athinë. Ai ishte pjesë e grupit kriminal ‘L’, të cilët qëlluan me breshëri plumbash para lokalit dhe më pas u larguan me një ‘Jeep’ të zi. Në kërkim janë edhe 6 anëtarë të grupit mafioz, njëri prej të cilëve dyshohet se është arratisur për në Shqipëri.

Banda “e ashpër” përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia. Nuk dihet identiteti i shqiptarit të arrestuar.

Kujtojmë se hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami nga Delvina u vra në Athinë pas plumbave të shkrehur nga anëtarët e grupit famëkeqe të quajtur ‘Team L’, që kontrollojnë prostitucionin dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek.

Sipas mediave greke Erlis Salaj është kreu i bandës së shqiptarëve të ‘Team L’. Pëllumb Islami 39 vjeç ishte duke parë ndeshjen në një lokal në Athinë, kur e kapën plumbat e shkrehur mes 7 shqiptarëve që u përfshinë në një debat ende pa u ulur në tavolinë dhe më pas kanë dalë jashtë dhe kanë shkrehur armët.

Pas plagosjes së shqiptarit që punonte si hidraulik në Greqi, grupi prej 7 personash është zhdukur sikurse shihet në këtë video të publikuar nga mediat fqinje. Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën 6 gëzhoja një makinë 'Jeep' të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njërit prej anëtareve të grupit shqiptar.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje