Vrasja e 40 foshnjave, paralajmëron gjenerali izraelit: Deshët ferrin, atë do merrni

Vrasja e 40 foshnjave, paralajmëron gjenerali izraelit: Deshët ferrin, atë do merrni

1697017230_shkel.jpg

Një prej ngjarjeve më tronditëse prej nisjes së konfliktit të armatosur të shtunën mes terroristëve të Hamasit dhe Izraelit është regjistruar në zonën e Kibbutz Kfar Aza, në jug të Izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite forcat e Hamasit kanë kryer një masakër duke i marrë jetën 40 foshnjave. Sipas mediave të huaja raportohet se foshnjat janë vrarë duke u prerë kokat, por informacionet nuk janë të konfirmuara ende nga mediat ndërkombëtare.

Ushtarët izraelitë në vendngjarje thonë se nuk e dinë ende se sa civilë kanë vdekur, megjithatë autoritetet shprehen se disa familje, duke përfshirë 40 foshnjat dhe fëmijë të mitur, janë po ashtu në mesin e të vdekurve.

Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore, iu drejtua me një mesazh paralajmërues banorëve të Gazës dhe udhëheqjes së Hamasit. Ai dënoi mbështetjen popullore palestineze për grupin terrorist, raporton agjencia e lajmeve TimesofIsrael.

Ai tha se vrasja dhe abuzimi i fëmijëve, grave e të moshuarëve nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë do të marrin dënimin që meritojnë. Në një deklaratë video, gjenerali Ghassan Alian, tha:

“Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nuk është njerëzore. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është kthyer në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të tmerrohen, po festojnë. Kafshët njerëzore duhet të trajtohen si të tilla. Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë në Gaza, do të ketë vetëm shkatërrim. Ju deshët ferrin, do të merrni ferr”.

Në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza në terr, fiket centrali, vriten 11 anëtarë të OKB! Izraeli formon qeverinë emergjente, përgatitet për 'luftë me dy fronte' nëse sulmon grupi libanez Hezbollah


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje