TIRANË-Mbi 20 persona janë shoqëruar në polici për ngjarjen e rëndë që u zbulua mbrëmjen e së hënës në fshatin Mihajas, Bërzhitë të Tiranës.
Ata janë disa banorë të fshatit Mihajas, por edhe të rinj të zonës.Dyshohet se ata mund të kenë dijeni mbi vrasjen e të moshuarës e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.
Krimi makabër i ndodhur në fshatin Mihajas në Berzhitë duket se është bërë nga persona që kanë tentuar ta grabisin. Dyshohet se mesnatën e së shtunës dy grabitës kanë hyrë në brendësi të banesës së Fatime Hidës. Më pas ata e kanë lidhur 74 vjecaren nga këmbet e duart dhe i kanë vendosur një qese të zezë në kokë.
Kryepalaku i fshatit Mihajes dhe fqinjët e të moshuarës, e kanë gjetur atë të vdekur dhe shkak mendohet se është asfiksia që i ka ardhur nga bllokimi i rrugëve të frymarrjes.
Report TV ishte në banesën e 74-vjeçares. Pikërisht në këtë dhomë jetonte ajo dhe pranë oxhakut është gjetur e lidhur dhe me një qese të zezë në kokë. Të afërmit e Fatime Hidës thonë se e moshuara jetonte vetëm dhe nuk kishte njeri tjetër.
Fqinjët thonë se e kanë parë derën hapur të 74-vjeçares dhe janë shqetësuar kur kanë pikasur që bagëtitë nuk kishin dalë nga kasollja.
Fatime Hida jetonte në kushte të vështira në një banesë 1-katëshe thuaje të shkatërruar, në një dhomëzë të vogël, pasi pjesa tjetër e banesës ka qenë e pabanueshme.
Në atë dhomë ajo gatuante, flinte dhe mblidhte qumështin e bagëtive. Të afërmit thonë se lekët nuk i çonte në bankë, por i ruante në shtëpi.
‘’Jetonte vetëm fare. Ka pasur disa bagëti, dhe nga ato merrte nga një lek sa për të siguruar bukën. Ishte martuar, po i vdiq burri, nuk bëri fëmijë, edhe nuk u martua më. E vranë, ne nuk e dimë se si ka qenë puna.
Takoheshim shkonim dhe vinim. Të shtunën ndenja me të. Jetonte me krahët e vet, kishte pensionin 78 mije lekë, kishte edhe ca bagëti’’,-u shprehën fqinjet e saj.
Dyshimi i policisë është se personat kanë pasur dijeni për një shumë parash që kishte Fatime Hida në banesë, pasi ajo sapo kishte shitur disa qingja.
Ajo kishte një pension rreth 8 mijë lekë të reja si dhe mblidhte lek nga qingjat dhe qumështi që shiste. Pikërisht këto lekë kërkonin edhe grabitësit, të cilët mendohet se kanë hyrë brenda shtëpisë së saj mesnatën e së shtunës.
Kjo nuk është hera e parë që Fatime Hida grabitet.
‘’Para dy vitesh e rrafën gati për vdekje dhe i morën lekët, 2 milion e ca lekë’’,-tregoi fqinja e saj.
Rreth dy vite më parë ajo është rrahur dhe i janë marrë rreth 250 mijë lekë të reja

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të banesës ku u gjet e vdekur 74-vjeçarja Fatime Hida.
Kamera e Report Tv mbërriti në fshatin Mihajas të Bërzhitës, megjithë vështirësitë e terrenit rreth mesnatës. Siç duket edhe nga pamjet, 74-vjeçarja banonte në një shtëpi të vjetër.
Fatime Hida jetonte e vetme.
/Shqiptarja.com

VIDEO