Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, përplasje në Komisionin e Sigurisë, deputetët e PD-së: Të thërritet Gledis Nano të raportojë, mund të parandalohej krimi! Çuçi të japë llogari

Edhe pse në fokus ishte projekt buxheti i vitit 2022, Komisioni i sigurisë është përfshirë në debate për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj gishtin e tregoi nga qeveria por pa hequr përgjegjësinë edhe nga vetja.

‘Ku është policia, ku janë ato qindra milionë lekë që janë dhënë për polici ministrisë në komunitet ku është shërbimi provës, shërbimi social, del kryeminstri dhe thotë janë ngjarje që të lenë pa fjalë të lenë pa fjalë se ske bërë punën.  Është detyra jonë si komision sigurie ti kërkojmë info policisë sa herë ka shkuar inspektori policisë aty. Na takon ne si komision sigurie e duhet të na vijë të gjithëve turp! Duhet të thërritet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të raportuar, sepse është një nga rastet që mund të parandalohet, personi duhet të ishte në mbikqyrje.'- tha Xhaferraj.

Për Enkelejd Alibeajn, mungesa e ministrit të brendshëm është e papranueshme.

‘E shoh të papërgjegjshme që se kemi ministrin sot!’- tha Alibeaj.

Me propozim të sekretarit të komisionit të sigurisë, Xhemal Qefalia, u ra dakord që në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, të thirret në dëgjesë drejtori i përgjithshëm i policisë. Mes debatesh për këtë ngjarje, komisioni i sigurisë miratoi me votat e mazhorancës në parim, projekt buxhetin e vitit të ardhshëm

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë