Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ VIP-at bëhen bashkë dhe i japin lamtumirën e fundit Mateos: Drejtësi

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ VIP-at bëhen bashkë dhe i japin lamtumirën e fundit Mateos: Drejtësi

Lulet qe i lanë shokët e shkollës Mateos së vogël në bankë

Nëna nuk do ia puthi më asnjëherë sytë e pafajshëm blu, vëllai s’do e ledhatoi si dikur dhe shokëve nga loja e përditshme në lagjes seç do i mungoi diçka... Ngjarja e rëndë në Fier ka tronditur thellë secilin prej nesh dhe mbase një pendesë dhe një pengë ka ngelur në mendje...pse? SEPSE harrojmë të ngremë zërin dhe të denoncojmë rreth nesh monstrar që na rrethojnë.

Lamtumiren e fundit i kanë dhënë djalit të vogël, Mateos edhe Vip-at të cilët kanë kërkuar Drejtësi!

Këngëtarja dhe nëna e dy fëmijëve, Aurela Gace ka shprehur ngushëllimet e saj për nënën e djalit të vogël që humbi kaq padrejtësisht jetën nga dora e një “djalli” sic e quajti ajo kriminelin, Klodian Çalamani.

“Mbrëmë përqafova fëmijët para gjumit, si çdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta përqafoje dot më djalin e saj. Mos e provoftë askush dhimbjen e mamit, e babit, dhe familjarëve të Mateos, engjëllit. Dënim maksimal për ty djall!”, shprehet ajo.

 Për një nga ngjarjet më të rënda dhe makabre të viteve të fundit në Shqipëri, ashpër ka reaguar edhe Fatma e cila ka kërkuar që monstra siç e quan ajo të dënohet me vdekje, pasi siç thotë nuk ndihet e sigurt që një përdhunues dhe vrasësh fëmijët të jetë në burg.

“Ky krim monstruoz është vepër djallëzore dhe jam e bindur që monstra do përsërisë sapo të ketë mundësi, ju lutëm ktheni dënimin me vdekje për krime të tilla. Uroj të prehesh në paqe o dritë e bukur, vallëzofsh me engjëjt dhe qofsh i lumtur dhe i sigurt në krahët e tyre, aty ku e keqja, me nuk te prek dot.”. shkruan me fjalë që rrëqethin mishin.

Me fotografinë e tufës me lule nga shokët e klasës për Mateon e vogël, Bes Kallaku ka shprehur ngushëllimet e tij për ikjen e engjëllit.

“Një vend kaq i vogël me kaq shume monstra, me kaq shume lajme të kobshme, e di qe njësoj si Ju, me ka dhemb shpirti për këtë ngjarje. O engjëll i vogël, Zoti lehtësoftë dhembjen e familjes.”, shprehet ai.

Ashpër mbi ngjarjen e rëndë që shokoi vendin tonë disa ditë më parë ka reaguar edhe Flor Mumajesi i cili ka mbështetur dënimin me vdekje për një vrasje kaq mostruoze.

“As në burg, as në çmendi nuk duhet të marrë frymë”, shkruan ai në rrjetin social Instagram.

 “Krime monstruoze kanë tronditur Shqipërinë ndër vite. Këta lloj monstrash duhet të marrin dënim maksimal. Këta nuk i përkasin shoqërisë sonë!”, shprehe Soni Malaj e cila nuk mund të rrinte pa reaguar përballë një situate kaq të rëndë.

Moderatorja Aulona Musta mes dhimbjes për këtë lajm të trishtë ka dhen një mesazh dashurie për të gjitha nënat

“E vetmja gjë që ndjej të them është: Ti që ke mundësinë të kesh fëmijët tënd pranë, përqafoje fortë, duaje fortë dhe kupto sa e bekuar je të kesh mundësi ta bësh këtë. Uroj që dhimbje të tillë mos t’i provojë asnjë prind në botë”, shkruan ajo.

Noizy në një posti në Instagram u shpreh se është pro ligjit për pushkatim. “Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim. Për mostra si Klodian çalamani dhe përdhunues. Le të na vonohet edhe disa vjet anëtarësimi në Europe nuk ka gjë”, ka shkruar ai.

Në këtë dhimbje pa masë të familjarëve të Mateos bashkohet e gjithë Shqipëria. Fjala...është nga ato raste që nuk e kanë fuqinë të shprehin asgjë.

Ngushëllime familjes, u prefsh në paqe engjëll.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sako: 18/11/2021 20:19

    Enver Hoxha, mbrojte popullin nga krimi droga prostitucioni pedofilet. Ku je Enver xhani, ku je o komandat, qe i dhe popullit lirine e vertete. Ate liri qe sguxonte kush te prekte femijen nenen motren se e kishe trekembeshin gati. Drite tu befte, shkolla ishte shkolle, puna pune, familja familje, sporti sport. I merrje nga burgjet dhe i coje ne pune te paret, kurse sot o komandant i lene si ata qente rrugace. Ku je o Idealist, qe vdiqe pa prona, ku je o trim qe sguxonte kush te prishte rendin dhe qetesine. Na eshte kthyer jeta ne stres, fale mashtrimit dhe korrupsionit. Ku je o gjigant qe me 1 polic nuk pipetinte nje qytet i tere. Ku je o figure, pse na le me dore te shkaterruesve hajduteve perdhunuesve krimineleve. Ktheu Enver, se ata qe te shajne ndihen inferior ndaj teje. Te te ike femija 8 vjec, mallkuar qofte kjo demokraci. Ku je Enver, ku je o buke e kripe dhe femijet te sigurt. Te kerkojme falje komandant qe te urryem kaq vite...

    Përgjigju
  • reli: 18/11/2021 15:56

    behen bashke me statuse fb? lol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë