DURRES - 25 vjet burg për Shaban Norjen, 80 vjeçarin i cili më 11 tetor të 2012 masakroi duke i prerë kokën Ajshe Vatës, vajzën 18 vjeçaren 3 muajshe shtatzënë.
Norja akuzohet për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese. Gjykata e shkallës së parë e Durrësit dënoi Shaban Norjen me burgim të përjetshëm, por i moshuari përfitoi ulje dënimi për shkak se ka pranuar krimin dhe aktet që ndodhen në dosjen e prokurorisë.
Kryetari i trupit gjykues Edvin Metalla, njëkohësisht dhe kryetar i Gjykatës së Durrësit, lexoi në seancën e sotme gjyqësore vendimin e dënimit.
“Vetëm zoti e di sa i penduar jam”- tha ndër dhëmbë i moshuari pas vendimit, ndërkohë që avokati mbrojtës në emër të klientit të tij i kërkoi të falur familjarëve të viktimës dhe vetë opinionit publik.
Më 24 janar prokuroria kërkoi dënimin me burg përjetë për Shaban Norjen.
Trupi i dekapituar i Ajshe Vatës u gjet 500 metra larg banesës së saj në Xhafzotaj të Durrësit, ndërkohë që 80 vjeçari u arrestua pak ditë më pas. Ai pranoi krimin dhe deklaroi se e kishte kryer pasi 18 vjeçarja nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte në bark. I moshuari pranoi se kishte pasur lidhje intime prej dy vitesh me vajzën e re dhe se fëmija ishte i tij.
Gjatë gjithë procesit gjyqësor në sallën e gjyqit nuk kanë qenë asnjë nga familjarët e Shaban Norjes dhe as të viktimës Ajshe Vata.

(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO- Vendi ku u gjet trupi i pajete