Vrasja e Aleksandër Zakës në Greqi, del FOTO e autorit! Një ditë para se ta ekzekutonte ishte në shtëpinë e viktimës

Vrasja e Aleksandër Zakës në Greqi, del FOTO e autorit! Një ditë para se ta ekzekutonte ishte në shtëpinë e viktimës

Autori i vrasjes dhe Aleksandër zaka

1692045126_erg.JPG

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Zakës në Greqi.

Sipas mediave të huaja, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit. 51-vjeçari nga Lusnja u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij i ekzekutuar.

Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar. Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij.

Autori i dyshuar rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është në arrati që prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Aleksandër Zakës në Greqi, identifikohet autori! Mediat greke: Shqiptar, ka jetuar me 51-vjeçarin në shtëpi, ishte mik me viktimën


G.MO/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë