Vrasja e Aleksandër Zakës në Greqi, identifikohet autori! Mediat greke: Shqiptar, ka jetuar me 51-vjeçarin në shtëpi, ishte mik me viktimën

GREQI- Vrasja e shqiptarit, Aleksandër Zaka, dy ditë më parë në Greqi vijon të mbetet e pazbardhur. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që çoi në vrasjen e tij, mirëpo mediat greke shkruajnë se është identifikuar autori i vrasjes.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije, por sipas protothema.gr, grupi hetimor ka arritur në përfundimin se pas vrasjes së 51-vjeçarit, ka shumë gjasa që qëndron një person që në të kaluarën ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Autoritetet po punojnë për arrestimin e tij. 

“Hetimi është ende në vazhdim, por është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës për periudhën e kaluar. I dyshuari është në kërkim”, thanë burime për protothema.gr.

Sipas mediave të huaja, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit. 51-vjeçari nga Lusnja u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij i ekzekutuar.

Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar. Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij.

Autori i dyshuar rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është në arrati që prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.

Aleksandër Zaka, me origjinë nga Lushnja, u gjet i vrarë më 12 gusht 2023 në oborrin e banesës së tij,. Ai ishte qëlluar me një plumb pas koke dhe miku i tij e gjeti të ulur në një karrige. Rrethanat ende nuk dihen, ndërsa shqiptari në komunitet njihej si njeri i qetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Vrasja e Aleksandër Zakës në Greqi, del FOTO e autorit! Një ditë para se ta ekzekutonte ishte në shtëpinë e viktimës

1692045126_erg.JPG

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Zakës në Greqi.

Sipas mediave të huaja, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit. 51-vjeçari nga Lusnja u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij i ekzekutuar.

Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar. Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij.

Autori i dyshuar rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është në arrati që prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik