Vrau Alfred Dedjan, dëshmia e autorit: E qëllova me armë sapo u ul, më ofendonte! Tregon ku hodhi pistoletën

TIRANË- I vetëdorëzuar në polici një ditë pasi vrau brenda lokal Kështjellës në Ndroq, Alfred Dedjan, 27-vjeçari Julian Gjoshi, i tregoi hetuesve versionin e tij mbi këtë krim. I riu, i cili është kunati i të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri, tha se është ndjerë i ofenduar nga 50-vjeçari, për të cilin u shpreh se e ka trajtuar mirë kur ai ka qenë menaxher në resortin ‘Golden” në pronësi të kunatit të tij në Shijak, aty ku u mor peng dhe u vra Jan Prenga.

"Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te "Golden", pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve".

Pasditen e 1 dhjetorit, ai thotë se e telefonoi Alfred Dedjan dhe e ftoi në kafe. Sapo u ul pranë tavolinës dhe i afroi dorën ta takojë, ai e qëlloi me armë pa e nxjerrë pistoletën nga xhepi i xhupit. Pistoletën me të cilin kreu krimin thotë se e hodhi jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve, por arma ende nuk është gjetur. Edhe Alfred Dedes iu gjet një pistoletë por që nuk mundi ta përdorë për shkak se u kap në befasi.

Makinën me të cilën u largua pas vrasjes, një ML në pronësi të babait të tij, Julian Gjoshi e braktisi në Shkallnur të Durrësit dhe u fsheh në një hotel aty pranë. Policia ra në gjurmët e tij dhe do të ndërhynte për arrestim , por 27-vjeçari u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në shoqërinë e familjarëve e avokatit.

Alfred Dedja i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve në shtetin fqinj, ndërsa Gjoshi, i kthyer së fundi nga Spanja, është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për këtë çështje, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon në SkyEcc të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.

Megjithë dëshminë se vrasja vjen si pasojë e disa ofendimeve, hetuesit ende nuk përjashtojnë pistën që mes dy të njohurve të ketë pasur konflikte droge. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'