Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 26-vjeçar në shoqërinë e familjarëve dhe avokatit në policinë e Tiranës

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 26-vjeçar në shoqërinë e familjarëve dhe avokatit në policinë e Tiranës

Alfred Dedja (viktima) dhe Julian Gjoshi (autori)

Pak orë më vonë, pasi policia i kishte mbyllur thuajse çdo mundësi për të qëndruar i arratisur, Julian Gjoshi u vetëdorëzua në shoqërinë e familjarëve dhe avokatit të tij në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Burime për gazetarin Sokol Dema,  bëjnë me dije se blutë e kishin lokalizuar përmes negociatave me njerëzit e afërt, por pak minuta para ndërhyrjes për arrestim, është paraqitur në polici me vullnet të lirë.

Automjeti i dyshuar që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve.

I bindur se hetuesit do binin shpejt në gjurmët e tij, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri nuk e dogji automjetin me të cilin u largua pas vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja, pasditen e së dielës në Ndroq. 26-vjeçari Julian Gjoshi, e braktisi makinën ML në pronësi të babait të tij pranë Shkëmbit të Kavajës dhe pak më tutje u gjetën edhe targat, por jo arma e përdorur në krim.

Julian Gjoshi ishte në lokal “Kështjella” i ulur në tavolinë me një të afërt të pronarit. Sapo Alfred Dedja ka hyrë, i zgjati dorën për ta takuar por Gjoshi e qëlloi me 5 plumba pistolete pa e nxjerrë fare nga xhepi i xhupit. Edhe viktimës iu gjet një pistoletë por që nuk e ka përdorur për shkak se u kap në befasi.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të veprimeve për  ngjarjen e  ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq,  mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  bënë ndalimin e  autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.

Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin  dhe sekuestrimin e  provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me  profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së  Shtetit. 

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!

Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!