Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka thënë se ‘ekziston një mundësi e madhe’ që një shtetas francez, ka qenë në mesin e militantëve të paraqitur në një video, ku pretendojnë ekzekutimin e një punëtori të SHBA-ve dhe të ushtarëve sirian.
Sipas tij, ky person i dyshuar, besohet se është Maxime Hauchard, 22 vjeçar, nga veriu i Francës. Ministri Cazeneuve, ka thënë se autoritetet janë duke e analizuar videon, dhe po e hulumtojnë Hauchard, i cili ka shkuar në Siri, në gusht 2013.
Video,e publikuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) më 16 nëntor, tregon se si i pritet koka e amerikanit, Peter Kassig dhe të më së paku 18 të tjerëve që përshkruhen si ushtarë sirian.
Qytetarë të Francës, përbëjnë numrin më të lartë të vendeve Evropiane, që i janë bashkuar militantëve ekstremistë në Siri dhe Irak. Sipas zyrës së prokurorit në Paris, rreth 1.100 njerëz janë nën mbikqyrje, dhe 95 të tjerë përballen me akuza, për përfshirje në luftën në Irak dhe Siri.
Ndryshe, Peter Kassig ka qenë duke ndihmuar viktimat e luftës në Siri, kur është marrë peng vitin e kaluar.Ai është konvertuar në Islam derisa ka qenë në robëri dhe ka ndryshuar emrin nga Peter në Abdul Rahman Kassig.

(Ne foto pjestari i ISIS Maxime Hauchard )

(Ne foto amerikani i vrarë Peter Kassig)
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ISIS ekzekuton pengun e radhës, i pritet koka amerikanit Peter Kassig