“Më thuaj, pse ma vrave djalin? Çfarë të kishte bërë ai?", kështu e pyeti Genci Maloku Plaurent Dervishajn në sallën e GJKKO. “Hajde më tako një ditë dhe ta sqaroj.", i tha Dervishaj.
Ky ishte komunikimi mes babait të Andi Malokut, 23-vjeçarit të vrarë si shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe të akuzuarit si porositësi i ekzekutimit. Genci Maloku dhe Plaurent Dervishaj u përplasën këtë të premte në GJKKO, në seancën e radhës të gjyqit për atentatin e 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit.
I thirrur si dëshmitar në proces babai i viktimës, Genc Maloku, tregoi se djali i tij kishte punuar si kamerier dhe vetëm një muaj para ngjarjes ishte punësuar si shofer i familjes së prokurorit Ndoja, ndërsa moment prekës në sallën e GJKKO ishte momenti kur tregoi telefonatën e fundit me të birin.
“Më mori djali dhe më tha: ‘Jam keq o bab, na kanë qëlluar’. Ishte ora 4:30 ose 5 e pasdites. Mendova se po bënte shaka. Kur shkova në spitalin ushtarak, fola me të dhe më tregoi se kishin qenë në një restorant dhe më pas, në makinë me të ishin Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho", tha ai.
Maloku tha se kishte pyetur Arjan Ndojën dhe Rrumin për arsyet e atentatit, por asnjëri nuk i kishte dhënë përgjigje të qartë. Ai përmendi se ishte vetë Aleksandër Laho që më vonë i kishte thënë se vrasja ishte porositur nga Plaurent Dervishaj me grupin e tij.
“Më lanë një USB në portë, ku dukej Redjan Rraja me një tjetër burrë, ndërsa tentonin të digjnin makinën...Më pas kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës në shtëpinë time, më thanë se nuk kishin konflikte me ne", u shpreh ai.
Në fund të dëshmisë, Genci Maloku theksoi se nuk i njeh personalisht Plaurent Dervishajn apo Jualian Mecajn, ndërsa u shpreh se vëllanë e Rrumit, Vullnet Muça, e kishte takuar pas ngjarjes.

Genci Maloku, babai i Andi Malokut i cili ngeli i vrarë pas atentatit në Sukth ndaj Arjan Ndojt, është përplasur në GJKKO me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të këtij atentati.
Genci Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij. Ndërsa Dervishaj i tha se duhet të vinte që ta takonte personalisht.
Përplasja:
Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?
Genci Maloku: Jo nuk e dinte fare mbi arsyet . Arben Merkurin e njoh e di qe thirrej me nofkën Maneci. Në telefon me ka ardhur një mesazh në emër te Plaurenti Dervishaj. Më ka shkruar jam Plaurenti. Kam bërë kallëzim tek komisariati6
Mirë djalin po mua, pse ke dashtur më vrarë pa ju bwrw asgjë?
Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj.
Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Ca te bëri djali?
Plaurent Dervishaj: A te ka permend Rrumi emrin tim?

Dëshmitari tjetër që u paraqit para GJKKO, është Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth.
Ai tha së në momentin e ngjarjes tragjike, djali e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që i kishin qëlluar. Më tej ai tha se ‘Rrumi’ i kishte thënë që atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij.
Dëshmia:
Genci Maloku: Djali ka qenë kamerier, dhe pastaj shoferi i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin qe ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës prokuror.
Ditën e ngjarjes isha në shpi. Më mori djali, jam keq o babë na kanë gjuajt. Ka qenë ora 4:30, 5 sa po dilja me pi kafe. Babi kështu kështu na kanë gjuajt. Mendova se po bënte shaka.
Kam shkuar në Spitalin Ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha po ecshim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë. Kishin qenë në një restorant. Na makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.
Pas ngjarjes jam taku me Arjanin na ka ardhur te shtëpia, Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodhur.
Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij.
Kanë ardhur familjaret e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi te babës Redjanit dhe aq than s’kemi konflikte. Unë i thash dua ta di të vërtetën. Arjol Halilaj erdhi e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh e thirra unë. Një usb ma lan te porta dhe në të kishte një burrë me kapele Redjan Rraja dhe nja qeros dhe duken që ikën kur kanë dashur me djeg makinën.
Un di që autoret janë këto që kanë me burg. Palurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçen është vëllai i Rrumit e kam takuar. Unë akoma se kam mësuar për kë kanë gjuajt ,a për Rrumin a për Arjanin?
Komente











KE BERE GABIM....NUK PUNESOHET DJALI TEK KRIMINELET...PO TE ISHTE KAMARIER DO E KISHE DJALIN NE SHTEPI....
Përgjigju