Vrasja e Arben Lleshit, ish-drejtori i burgut të Peqinit: S’duhej publikuar lajmi për dërgimin e Sokol Mjacaj në ’41 bis’, veproi pasi e mori vesh

Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha ka qenë i ftuar në studion “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv për të folur mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme (15 dhjetor)  në institucionin e sigurisë së lartë, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.

Duke theksuar se kjo është hera e parë në 32 vite që ndodh një rast i tillë, Basha hodhi dyshimet për një atentat të mirëmenduar duke argumentuar se nëse konflikti do të kishte qenë momental, nuk do të kishte pasur armatosje të tij me armë zjarri që rreth 20 ditë para ngjarjes.

Ish-kryepolici i burgut të Peqinit, tha se për vrasjen ka ndikur edhe publikimi i urdhrit për dërgimin e Sokol Mjacajn në regjimin “41 bis”. Sipas Bashës, Mjacaj është informuar për urdhrin dhe më pas ka vepruar për të kryer vrasjen. Ai shtoi se nuk janë ndjekur procedurat e duhura për dërgimin e Mjacajt në regjimin e posaçëm.

“Pse dërgohet ky i dënuar në regjimin 41 bis? Kur dërgohet nga vendi i banimit në një sistem të posaçëm, shumë i ashpër, i dënuari duhet të ketë kryer disa shkelje të rregulloreve të brendshme. Ky person veçohet, nuk rri më dhe pritjen për të kaluar nga burgu ku është rezident në një ambient të izoluar e bën nëpërmjet dhomave të veçimit. Që këtu i ndërpriten kontaktet me të gjithë të burgosurit e tjerë. Nuk janë ndjekur këto rregulla.

Mund të ketë lidhje dalja e informacionit, që e ka shtyre Mjacajn të kryente vrasjen. Duke qenë se ka qenë e përgatitur dhe lajmi për dërgimin e tij në regjimin e posacëm doli rreth orës 1, ngjarja ndodhi diku te 40 minuta pasi doli dhe këtë lajm i dënuari e ka marrë. Këta të dënuar e dinë se çfarë ndodh kur shkon në një regjim të tillë”- tha ish-kryepolici i burgut të Peqinit.

Për ngjarjen përgjegjësi, sipas Bashës, ka edhe zinxhiri i komandimit deri tek gardianët e thjeshtë pasi nuk kanë arritur të kapin Sokol Mjacajn kur ky i fundit ka lëvizur i armatosur për rreth 20 ditë që nga marrja e armës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Vrasja e Arben Lleshit, ish-drejtori i burgut të Peqinit zbulon ‘rregullin e pashkruar’ mes të burgosurve për armët e zjarrit

 

Ish drejtori i Burgut të Peqinit, Faik Basha duke folur për vrasjen e Arben Lleshit, tha se ky ishte rasti i parë që ndodh një ngjarje e tillë ku një i burgosur me dënim të përjetshëm arrin të kryejë vrasje brenda qelive të burgut.

I ftuar në  “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Basha tha se përgjegjës për këtë rast, janë edhe burimet njerëzore të burgut por tregoi edhe “paktin e heshtur” që ai u shpreh se ekziston mes të burgosurve sa i takon armëve të zjarrit.

“Është cënuar një gjë që nuk ka ndodhur në 32 vite. Është rasti i parë që ekzekutohet me armë zjarri një i dënuar brenda dënimit. Është tentuar më parë me sniper e raste të tilla, por ky është rasti i parë. Të dënuarit kanë një rregull të pashkruar, armën nuk e kanë tendencë për ta futur në burg. Sepse e dinë që është ambient i vogël”- tha Basha.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 17/12/2023 06:20

    Ore po ngjarje te tilla kemi pas dhe ne kohen e xhaxhit qe kishte shtet dhe polici Jo me tani qe 32 kemi nje shtet rumpall e polici demokratikase ku komandojn horrat I burgosuri me burgim te perjetshem mendjen e ka tel liria Kurse polici shkret gardiani do te kaloj orari e punes dhe te marri rrogen qe tu coj femijve per te ngren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge

SPAK i konfiskon 4 pasuri 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall dhe një garazh, Italia e ka dënuar me 20 vjet burg për trafik droge