‘Banda’ e britanikëve të Haxhisë u miqësua me Nikulajn! Viktima u pagoi drekën, britanikët luajtën me fëmijët e tij

Organizatori i gjithçkaje, Edmond Haxhia, i afërm i fisit Lekstakaj në gjakmarrje me Nikulajt, përdori një grup të huajsh në realizimin e atentatit. Vetë ai u arrestua në Angli bashkë me 4 britanikë bashkëpunëtorë, ndërsa Saravia, vijon ende në kërkim dhe mendohet të jetë në Greqi, bashkë me një britanik të pestë.

Të kamufluar si turistë, britanikët nuk kishin ngjallur as dyshimin më të vogël se ndodheshin në vendin tonë për të bërë vrasje, ndaj fare lehtësisht kanë arritur deri aty sa fjetën në hotelin Coral në pronësi të Ardian Nikualjt. Burime për Report Tv thonë se 4 britanikët, Stephen Hunt, Tomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman, kishin paguar vetëm fjetjen në hotel, dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë që kishin krijuar me Nikulajn, në shumë raste preja e tyre i paguante drekën. Britanikët ishin miqësuar aq shumë me familjen Nikulaj, saqë kanë luajtur edhe me fëmijët e 51-vjeçarit brenda ambienteve të hotelit, konfirmuar kjo edhe pas këqyrjes së dhjetëra orëve pamje filmike të kamerave të sigurisë.

Një ditë më parë Report Tv siguroi një video të xhiruar në ambientet e një lokali ku shfaqet për herë të parë imazhi real i portugezit në kërkim Ruben Saravia. Filmimi amator mendohet se është xhiruar në ditët e fundit përpara vrasjes tragjike nga njerëz të rastësishëm, grup shoqëror që vetë 28-vjeçari i ka njohur gjatë qëndrimit të tij gati 3 mujor brenda territorit të vendit tonë. Në materialin filmik 7 sekondash, personat që janë në tavolinë e mësojnë Saraivën të shajë kryeministrin Edi Rama në gjuhën shqipe, dhe vrasësi gjakftohtë të njëjtën gjë bënë. Veprimi i tij ekzalton jo pak të pranishmit, të cilët nisin të brohorasin.

Për Edmond Haxhinë, dhe 4 britanikët ka nisur procedura e ekstradimit, por drejtësia angleze nga ana tjetër do të kërkojë prova bindëse dhe garanci për t’i sjellë drejt vendit tonë.

Motori i gjetur pasditen e 27 prillit në Lumin Drin pranë fshatit Kakarriq të Lezhës, po verifikohet dhe ekzaminohet imtësisht. Ka dyshime se nuk është i njëjti me atë të përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikuaj, mesditën e 19-prillit në Shëngjin, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema. Hetuesit po kalojnë në sitë karakteristikat e mjetit të blerë në Tiranë i cili mendohet të jetë përdorur për të kryer krimin, me atë të gjetur në lum 300 metra larg shtëpisë së Edmond Haxhisë, i cili është vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit, në rolin e organizatorit, porositësit dhe financuesit të atentatit. Motori "Skuter" u gjet nga policia 8 ditë pas ngjarjes në brigjet e Lumit Drin dhe mendohet të jetë hedhur nga autori i dyshuar portugez pas atentatit ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në lidhje me këtë ngjarje janë vënë nën akuzë 6 përsona një shqiptar në rolin e organizatorit, 1 portugez si autor i vrasjes dhe 4 shtetas Britanik si bashkëpunëtor në rolet e informatoreve mbi lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulaj. Katër prej tyre janë vënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre, ndërsa vijojnë të jenë ende në arrati autori portugez i dyshuar për vrasjen dhe 1 prej shtetasve Britanik që ka bashkëpunuar për të kryer krimin e rëndë.

Rolet e anëtarëve të grupit kriminal
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 02/05/2023 17:34

    Ky Haxhia esht vrases dhe tracikant droge. Luhet pare e modhe qe vjen veeetem nga droga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë