Lezhe- I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit 2023, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Paraditen e 17 janarit, 28-vjeçari u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.
Gjatë bisedës më portugezin përfaqësuesit e organit të akuzës, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit. Sipas burimeve hetuesit i kanë drejtuar një sërë pyetjesh portugezit Ruben Saraiva, që kanë të bëjnë me hetimin e kësaj çështje.
Ndër të tjera ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë (dyshohet organizatori i atentatit), ku krahas pranisë së tij me pushime në Shqipëri ka pohuar se kishin bërë plan të mbillnin lëndë narkotike.
Ndërkohë me kërkese të avokatit mbrojtës të caktuar nga Gjykata për të ruajtur sigurinë e shtetasit Portugez, Ruben Saraiva është dërguar në burgun 313 në Tiranë, ku po qëndron në pritje për tu përballur me drejtësinë.
Hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj vijojnë nga Prokuroria e Lezhës e cila është në pritje të vendimit për ekstradimin e 3 shtetasve Britanik dhe porositësit të dyshuar të kësaj vrasje shtetasit Edmond Haxhia.Seanca gjyqësore në Britani për personat e vënë nën akuzë nga drejtësia shqiptare, pritet të mbahet në muajin mars.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.6%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
-
Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi
25 Mars, 15:28
-
‘Na mori frymën’/ Protestë kundër ndotjes në Lezhë (VIDEO)
23 Mars, 14:02
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36
-
Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)
22 Mars, 09:39
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Lezhë/ Vëllezërit përleshen për pronësi, 35-vjeçari kapet duke prerë plepat e zonës së mbrojtur në Lagunën e Kunes
20 Mars, 10:37