Vrasja e Ardjan Nikulaj, Ruben Saraiva me polici në gjykatë! Kërkon sërish lirinë, i refuzohet

Vrasja e Ardjan Nikulaj, Ruben Saraiva me polici në gjykatë! Kërkon sërish lirinë, i refuzohet

Lezhe- I bindur se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin, Portugezi Ruben Saraiva kërkoi sërish lirinë në gjykatë.

Nën masa të rrepta sigurie 28-vjeçari u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Lezhës.

Seanca gjyqësore e cila zgjati rreth 60 minuta u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pasi dëgjoi palet gjyqtari Ilir Përdeda vendosi rrëzimin e kërkeses, duke caktuar vijimin e mases së sigurisë arrest në burg.Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati i Portugezit Kujtim Cakrani, sipas të cilit kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky proçedim penal prokuroria ende nuk ka prova që e imlikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion