KAVAJËHabib Rexha e kishte planifikuar hakmarrjen për vëllanë që në muajit mars, ndërsa vetëm një ditë më parë qëlloi për vdekje Arian Gosën, 48 vjeç. Ai ishte kthyer nga Italia që në fund të marsit, periudhë kur edhe vëllai i tij Altin Rexha mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në Kavajë, bashkë me Edmond Gosën.

Prej dy muajsh ai kishte planifikuar hakmarrjen, por vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës e kishte bërë vetëm ditën e dielë, kur edhe veproi për atentatin. Report Tv ka siguruar foto të Habib Rexhës, para dhe pas vrasjes. Në foton para vrasjes, ai dallohet që ecën i qetëm, me dorën në xhep, ndërsa në kokë mban kapuçin e zi të bluzës. Ndërkohë, në foton pas vrasjes, ai shihet se ka hequr kapuçin dhe vrapon me armën e krimit në dorë duke shkuar me vrap tek makina me të cilën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në foto shihet se Rexha e mban armën në dorën e majtë, pasi kur ka qenë i vogël ai ka humbur dorën e djathtë, pasi është futur në një kabinë elektrike dhe e ka zënë korrenti. Habib Rexha qëlloi me një plumb në kokë Arjan Gosën me dorën e majtë dhe më pas është larguar vetëm. Dyshimet e hetuesve janë se ai fshihet në Durrës dhe fshatrat përreth, pasi këtë drejtim ka marrë për t'u larguar pas vrasjes.  Nuk përjashtohet mundësia që Rexha të jetë larguar edhe në drejtim të Kukësit, në vendlindje, për t'u fshehur. 

Në lokalin ku ndodhi ngjarja, policia nuk ka administruar dot pamje pasi nuk ishte i pajisur me kamera sigurie, por ndërkohë 4 kamera në zonë kanë kapur momentin e lëvizjes së Habib Rexhës, përmes së cilave është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit. Autori është siguruar që fisi Gosa të merrte lajmin se kush e vrau Arian Gosën, pasi nuk kishte përdorur maskë me qëllim që të mësohej që e mori hakun për vrasjen e vëllait. Habib Rexha është ende në kërkim dhe policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për personat që mund të japin informacion për kapjen e tij.

Si ndodhi vrasja e Arian Gosës?
Habib Rexha pasditen e djeshme vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Ai ka vepruar i vetëm dhe pas vrasjes ka arritur që të largohet. Shkak i vrasjes është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa.

Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur. I tronditur, babai i mbetur tashmë pa asnjërin nga dy djemtë, Osman Gosa nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor, e ndërsa në pamje duket i përhumbur teksa grupi i ekspertëve këqyrin vendin e ngjarjes.

Si ndodhi vrasja e Edmond Gosës dhe Altin Rexhës më 29 mars?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

E shkuara kriminale e Armand dhe Arian Gosës
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës,  së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

*Raportuan për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetarët Artur Korriku dhe Sokol Dema

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Vrasja në Kavajë, lokali nuk kishte kamera sigurie, autori u zbulua nga të tjera! Dyshohet se mund të fshihet në Durrës

1684689625_kavaje.jpg

Habib Rexha ishte kthyer nga Italia pas vrasjes së vëllait, Altinit në fund të marsit. Ai dyshohet se pasi qëlloi me një tek plumb në kokë Arjan Gosën, Habib Rexha është larguar me automjetin që e kishte vetë në përdorim, por nuk ishte në emrin e tij. Dyshimet e hetuesve janë se ai fshihet në Durrës dhe fshatrat përreth, pasi këtë drejtim ka marrë për t'u larguar pas vrasjes.  Nuk përjashtohet mundësia që Rexha të jetë larguar edhe në drejtim të Kukësit, në vendlindje, për t'u fshehur. Policia nuk ka administruar pamje të lokalit pasi nuk ishte pajisur me kamera.

Ora 11:55
Vrasja në Kavajë, Report Tv siguron foton e autorit pas ekzekutimit të Arian Gosës! Me pistoletë në dorë duke u larguar

 

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të autorit të vrasjes në Kavajë. Në foto e siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, vihet re se autori Habib Rexha është me armë në dorë ndërsa po largohet me vrap pas vrasjes dhe në dorë ka edhe armën e krimit.

 

Ora 10:56
FOTO/ Vrasja e Arian Grosës në Kavajë, makina që përdori autori për t'u larguar nga vendi i ngjarjes

1684745855_finalprojekt.00242700.Still035.jpg

Kjo është makina me të cilën autori i vrasjes së Arian Grosës në Kavajë, Habit Rexha është larguar nga vendi i ngjarjes. Fotoja është siguruar nga Gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

 

 

Ora 10:50
Vrasja në Kavajë, autori i dyshuar është me një dorë, armën e ka shkrepur me të majtën! 1 plumb në kokë i mori jetën 48-vjeçarit

1684686890_vrasje.jpg
Report Tv ka mësuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Arian Gosës në Kavajë. Report Tv mëson se autori i dyshuar Habib Rexha nuk e ka një dorë, pra është person paraplegjik. Ai ka qëlluar me dorën e majtë dhe një plumb i mori jetën 48-vjeçarit. Report Tv mëson se Habib Rexha e ka humbur kur ka qenë fëmijë. Aso kohe, ai ka hyrë në një kabinë elektrike dhe e ka zënë korrenti dhe humbi dorën.

Ora 10:49
DETAJE nga vrasja në Kavajë, autori u kthye Shqipëri për të marr hak për vrasjen e vëllait! U filmua nga kamerat e sigurisë, nuk mbante maskë

1684701801_habibrexha.jpg1684698145_habibrexha.jpg1684743446_habibrexha.jpg

Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja në Kavajë. Mësohet se kamerat e sigurisë kanë qenë ato që kishin regjistruar saktë atentatin e djeshëm në Kavajë, ku u vra Arian Gosa. Plot 4 kamera dhanë pamje të plotë të ngjarjes dhe ndihmuan në identifikimin e autorit Habib Rexha.

Ai ka qenë pa maskë dhe qëllimi ka qenë që të merrej vesh që ai mori hakun e të vëllait. Mësohet se autori ka qenë jashtë shtetit dhe është kthyer pas vrasjes së të vëllait me qëllim hakmarrjen.