Vrasja e Artan Cukut, Gjykata
rrëzon kërkesën e Shallarit për lirim

Vrasja e Artan Cukut, Gjykata<br />rrëzon kërkesën e Shallarit për lirim<br>
TIRANE-U zhvillua sot seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë të Mikel Shallarit të dyshuar për vrasjen e Artan Cukut.

Avokati i Shallarit, Vladimir Cjapi tha se Shallarit i rrezikohet jeta ndaj është kërkuar që seanca të zhvillohet pa praninë e mediave dhe të publikut, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata dhe për ruajtje të sekretit hetimor.

Seanca u krye me dyer te mbyllura.

Shallari kerkoi ti hiqet arresti dhe ti caktohet detyrim paraqitje, ndërsa Prokuroria kërkoi që të mbetet në fuqi arresti, pasi sipas saj është ADN-ja ajo që implikon Shallarin si vrasës së Artan Cukut, ndërsa vetë Shallari ka pohuar se e ka pronuar se e ka kryer krimin për shkak të frikës.

Por Gjykata e rrëzoi kërkesën e të pandehurit duke e lënë atë në burg. 

Por gjyqtari Klodian Kurushi i habitur nga ky deklarim i kërkoi avokatit Valdimir Cjapi argument se ku e mbështetste këtë deklarim dhe për pak minuta ata diskutuan jashtë salle.

Prokurori Enrik Ligori kundërshtoi dy kërkesa e Shallarit ndërsa u shpreh para gjykatës se prova që lidh 24 vjecarin me vrasjen e Cukut janë gjurmët e ADN-s.

Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi të lërë në fuqi arrestin me burg dhënë ndaj Shallarit që pas arrestimit të tij më 11 qershor.

Shallari konsiderohet nga prokuroria si ekzekutor dhe vrasës i Cukut por porosia për këtë krim është kryer nga persona të cilët dyshohet se pas ngjarjes janë larguar jashtë vëndit, e konfirmuar kjo edhe nga prokurori i cëstjes Enrik Ligori ditën e arrestimit të Shallarit.

Mikel Shallari dyshohet se është vrasësi i vrasësi i kryepolicit Artan Cuku, krimi i dnodhur më 8 Prill 2017, pranë banesës së të ndjerit në rrugën e kosovarëve në Tiranë.

I riu nga Kuçova u arrestua më 11 qershor 2017 me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profili gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari dyshohet se ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vëndit të krimit.

mikel shallari
Mikel Shallari

artan cuku

Artan Cuku

s.k/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Klasike e çmendur në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në javën e dytë të Superiores

Klasike e çmendur në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në javën e dytë të Superiores