Vrasja e ish-drejtuesit të lartë të policisë së Shtetit Artan Cuku,ka bërë që anëtarë të grupit hetimor të verifikojnë edhe në një pistë tjetër, siç është ajo e mbrojtjes së kromit në Bulqizë, nga disa shoqëri private sigurimi.
Një nga këto shoqëri ka qënë dhe kompania që administrohej nga Artan Cuku, “International Security Albania”, ku Cuku kishte hyrë në Bulqizë, duke mbrojtur interesat ekonomike të një kompanie të njohur që merret me tregtinë e Kromit në këtë vend. Me sa duket konkurenca mund të jetë bërë një ndër shkaqet për eleminimin fizik të Artan Cukut, eleminim të cilin ka shumë gjasa që e kanë kërkuar kundërshtarët e tij, në biznesin e policive private.
Në këtë drejtim policia po punon intesivisht, ku gjatë kësaj kohe janë marrë në pyetje dhjetëra persona. Në pyetje janë marrë dhe disa efektivë të policisë private që shërbejnë në Bulqizë, për llogari të kompanisë “International Security Albania”.
Policët privatë kanë treguar disa nga konfliktet që kanë pasur në zonën e Bulqizës për mbrojtjen e kromit, konflikte këto që i kanë treguar me detaje për llogari të anëtarëve të grupit hetimor pranë policisë së Tiranës. Të gjitha këto konflikte janë duke u analizuar në bashkëpunim edhe me prokurorët e Krimeve të Rënda.
Vrasësi i maskuar si vrapues nga Liqeni
Vrasja e Artan Cukut, kishte kohë që ishte planifikuar dhe për këtë, personi që ka dashur të vdekur ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, duket se ka paguar një vrasës me pagesë. Në një video të publikuar nga policia e Tiranës, duket qartë autori i krimit, i cili i veshur sportiv dhe me doreza, vrapon ngadalë teksa largohet nga zona e krimit. Vrasësi i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij ekzekutimi, pasi jo vetëm do të eleminonte një ish-funksionar të lartë policie, por dhe kishte studiuar me detaje, çdo lëvizje të tij, madje ishte përshtatur në veshje, si një vrapues i zakonshëm i zonës së Liqenit Artificial.
Sipas policisë me këtë veshje dhe mënyrën se si është larguar vrasësi, të linte përshtypjen se ai ishte një vrapues që po kthehej si shumë vrapues të tjerë, nga zona e Liqenit. Autori ende i paidentifikuar nga policia, ka qëndruar në hollin e pallatit ku pikërisht sapo Cuku, ka hipur në ashensor është qëlluar më armë zjarri, plot pesë herë.
Vrasësi ka qëlluar me dy pistoleta, tip “Bereta” dhe “Gllok”, duke u larguar më pas me shumë shpejtësi mes personave që ktheheshin nga vrapi apo ecja e darkës në zonën e Liqenit Artificial. Rruga e “Kosovarëve” në Tiranë, frekuentohet shpesh vrapuesit në orët e mbrëmjes, të cilët kthehen në shtëpi. Autori është me dorashka, shall, kapele, atlete dhe tuta sportive siç mund ta shihen dhe fotot e shpërndara nga policia.
Ai është i gjatë rreth 1.70 dhe në bazë të dëshmisë së gruas së Cukut dhe administratorit të pallatit, autori kishte një theks verior. Vrasësi është parë nga administrator i pallatit, pak para momentit të vrasjes teksa qëndronte i ulur tek shkallët e pallatit.
I pyetur nga administratori, autori është përgjigjur se po priste dikë për t'i dhënë çelësat e shtëpisë. Mirëpo pas kësaj biseda, sapo administrator ka shkuar në shtëpi, ai u ka thënë policisë se ka dëgjuar të shtëna me armë, dhe teksa zbritur poshtë ka konstatuar trupin e Artan Cukut të shtrirë në hollin e pallatit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com