TIRANË - Dy vjet pas vrasjes së balerinës Sonila Dervishi (Tafa) në një klub nate në Tiranë, Artur Kuliçi ende nuk është vënë në prangat e policisë. Autori i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës, nga arratia ka kërkuar ta ankimojë këtë vendim përmes avokatit të tij në Gjykatën e Apelit. Por gjykata e ka rrëzuar animimin me argumentin se kërkesa nuk është firmosur nga i pandehuri dhe se avokati nuk është person i legjitimuar nga normat e Ligjit Procedural Penal për të bërë ankim kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
 
Më 12 shkurt 2015, Gjykata e Tiranës e dënoi Artur Kuliçit me burgim të përjetshëm nën akuzën e "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese"
 
artur kulici sonila tafa
Artur Kulici dhe Sonila Tafa

Ngjarja
Në 5 prill të vitit 2013 në një lokal nate në periferi të Tiranës pas një konflikti fizik me disa persona në ambientet e klubit, në shenjë hakmarrje, Kuliçi ka pritur ‘kundërshtarët’ të dalin dhe u ka qëlluar me armë në oborrin e lokalit. Nga të shtënat mbeti e vdekur balerina që punonte në këtë lokal, Sonila Tafa, si dhe u plagos një vajzë tjetër, të dyja të qëlluara aksidentalisht pasi nuk ishin objektiv i sulmit të autorit.

Pas ngjarjes, Kuliçi i cili njëherësh është i afërm i ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, u largua me një makinë, e cila më pas u gjet në shtëpinë e një mikut të tij. Nga ky moment Artur Kuliçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)