TIRANE- Ekzekutimi i katër personave në lokalin e natës “Ante Grand” ka një ngjashmëri me vrasjen e balerinës 26-vjeçare Sonila Tafa në lokalin e natës “Dream City”. Të dyja këto krime shumë të rënda kanë si vendgjarje dy lokale nate. Por ajo që i ndan është se në ngjarjen e dy ditëve më parë autorët identifikohen dhe arrestohen në kohë rekord ndërsa në rastin e vrasjes së Sonila Tafës, autori Artur Kuliçi, megjithëse u indentifikua në kohë nga policia e asaj kohe, nuk u arrestua. Kjo pasi vrasësi i balerinës kishte lidhje të ngushta familjare me ish-zv/drejtorin e Policisë së Shtetit Agron Kuliçi.
Në atë periudhë, me ndikimin e këtij të fundit u arrit të fshihet dhe sot e kësaj dite të mos dihet asnjë informacion se në çfarë vendi fshihet ekzekutori i balerinës. Ndryshe nga Kuliçi, në rastin e dy ditëve më parë policia arrestojë në flagrancë djalin e deputetes së PS Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si autor të vrasjes së katërfishtë në lokalin e natës “Ante Grand”.
/Shqiptarja.com