Vrasja e Balliut, 2 shkodranë
arrestohen të dyshuar si autorë

Vrasja e Balliut, 2 shkodranë<br />arrestohen të dyshuar si autorë
Pikërisht në vendin ku një vit më parë u qëllua për vdekje i penduari i drejtësisë Aleksandër Koliçi, është qëlluar për vdekje i dyshuari i kësaj vrasje shtetasi Bledar Balliu. Shkak i kësaj ngjarje sipas policisë ka qënë konflikti mes familjes Balliu dhe Koliçi, të cilat fillimisht janë përfshirë në akuza dhe kundërakuza për sekuestrimin e pasurisë së Balliut dhe më pas konflikti shkoi deri në vrasjet zinxhir. Sipas burimeve pranë policisë dhe prokurorisë së Tiranës konflikti mes Bledar Balliut dhe ish-shokut të tij Aleksandër Koliçit, ka lindur pas dëshmisë së këtij të fundit të dhënë në gjykatë në rolin e të penduarit. Fill pas kësaj dëshmie ka ardhur dhe dënimi me 12 vjet burg për Balliun, dhe se më pas prokuroria vendosi të sekuestrojë pranat e tij që ndodhen në Tiranë, Durrës si dhe një llogari bankare në shumën 70 mijë euro. Aktualisht hetimet për vrasjen e Bledar Balliut ose siç njihet ndryshe me emrin Arif Shehu, janë përqëndruar në pistën e hakmarjes nga ana e familjarëve të të ndjerit Aleksandër Koliçi. Momentalisht policia e Tiranës vashdon të mbajë të shoqëruar dy persona nga Shkodra, të cilët u arrestuan në mesantën e djeshme duke udhëtuar në drejtim të Rinasit. Indentiteti i këtyre personave po mbahet I fshehtë nga policia, por ata janë të dyshuarit kryesorë si autorë të vrasjes së Bledar Balliut.
Ndalimi në Rinas
Një automjet që është parrë nga dëshmitarët të lëvizte me shpejtësi të madhe pas shtatë të shtënave të pistoletës është ndjekur nga patrullat e policisë dhe agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale. Mjeti ka mundur të çajë të gjitha patrullat brenda qytetit, ndërkohë që ka dalë me shpejtësi në zonën e "Zogut të Zi" dhe më pas është drejtuar në autostradë. Policia herë pas herë u ka bërë thirjeve drejtuesit të mjetit për të ndaluar por që në fakt thirjet nuk janë marrë në konsideratë nga autorët. Teksa ishin në ndjekje një automjet i policisë ka pësuar difekt, ndërkohë që operacioni ka vijuar nga makinat e tjera të patrullës. Pasi kanë shkuar afër aeroportit të Rinasit, policia ka mundur të ndalojë automjetin duke arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e shtetasin 33-vjeçar Bledar Balliu.
Alibia e të arrestuave
Dy persona e arrestuar kanë deklaruar në polici se janë nga qyteti i Shkodrës dhe se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit të ndënuar për trafik droge. Ata kanë këmbëngulur se largimi i patrullave të policisë është bërë për shkak se asnjëri prej tyre nuk kishte patentë dhe se i ndruheshin bllokimit të automjetit. Pavarësisht ngritjes së kësaj alibie nstrukturat e policisë së Tiranës, mendojnë se dy të ndaluarit kanë lidhje me ngjarjen dhe nisur nga kjo situatë tashmë policia ka filluar verifikimet për të parë pozicionin e tyre në atentatin mafioz që ju bë shtetasit Bledar Balliu, teksa ky i fundit ishte duke u kthyer për në banesën e tij rreth orës 23:10.
Marre nga Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament