'Menaxheri' i vrasësve me pagesë, identifikohet bashkëpunëtori i katërt i ekzekutorit të biznesmenit Behar Sofia në Tiranë! Ishte në burg se rrahu gruan

TIRANË- Hetuesët për zbulimin e vrasjes së Behar Sofisë 66 vjeç, në muajin shkurt të këtij viti në Tiranë, kanë venë në arrest dhe një tjetër bashkëpunëtor. Ai është Bujar Leza 45 vjeç, aktualisht në burgun e Fushë-Krujës, i arrestuar për dhunë në familje 3 muaj më parë. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, bëjnë me dije se 45-vjeçari ishte koordinator mes porositësve dhe vrasësve me pagesë. Nga hetimet ka rezultuar se ka gjetur armën dhe biçikletën.

Bujar Leza akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Bujar Leza, bashkëpunëtori i 4 i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Sofia, rezulton i arrestuar më parë edhe nga policia e Dibrës, për tentative vrasje.

Më herët janë arrestuar edhe 3 të tjerë të cilët bashkëpunuan me autorin e vrasjes me pagesë të Ernejt Shyti, i cili pohoi se u premtuan 50 mijë euro për egzekutimin e biznesmenit. 3 bashkëpunëtorët e tij Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç, i akuzuar më parë për vrasje në tentativë dhe Skënder Vathi, 54 vjeç, janë aktualisht në burg së bashku me Ernejt Shytin, i cili u arrestua në Malin e Zi.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, Bujar Leza 'koordinatori' vrasësve me pagesë kërkoi dëmshpërblim për arrestim të padrejtë

Bujar Leza, i vënë në arrest sot nga GJKKO, si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, ka rezultuar se është dënuar edhe më parë për vrasje e mbetur në tentativë, nga viti 10.11.2014 - 17.06.2017.

Por pasi ka dalë nga burgu, Leza ka kërkuar dëmshpërblim për arrestim të padrejtë. Report Tv ka zbardhur padinë, ku Leza humbur në Shkallën e Parë dhe e Apeloi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, çështje për të cilën ende nuk ka një vendim.

'Më prishët imazhin dhe më futet në konflikt, më dëmshpërbleni për burgosje të padrejtë'- ishtë kërkesa e Bujar Leza.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë