Ekzekutimi i Behar Sofisë, arrestohet grupi i vrasësve me pagesë! Autori: Na premtuan 50 mijë euro! Tradhton 3 bashkëpunëtorët! Policia: Maska dhe rrobat zbuluan killerin (Emrat)

Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë që ekzekutuan Behar Sofinë më 25 shkurt pranë Piramidës në Tiranë. Ekzekutori 24 vjeçar Ernejt Shyti, pas arrestimit pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Behar Sofinë.

Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi pasditen e djeshme në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe pasi është vënë përballë provave si ADN dhe pamje filmike, ai ka rrëfyer se porosinë e mori nëpërmjet rrjeteve sociale. Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin Behar Sofinë ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.

"Më premtuan se nëse do të vrisja Behar Sofinë do fitonim 50 mijë euro, nga të cilat unë do merrja 20. Tre ditë para se ta vrisja duke e qëlluar dy herë me pistoletë më dhanë fotografinë e Sofisë dhe adresën e shtëpisë dhe kafes ku qëndronte. E ndoqa këmba këmbës, nuk e njihja më parë, skisha asnjëkonflikt me të. Kur ai ishte i vetëm vendosa ta qëlloj dhe u largobva me biçikletë. Armën nuk e hodha në lanë por nga kodrat e liqenit", ka thënë ai.

Me këtë rrëfim Ernjet Shyti ka ndihmuar hetuesit të shkojnë tek tre bashkëpunëtorët e tij si dhe të kthejnë provat e tyre. Fillimisht është gjetur maska anti COVID e Shytit e hedhur në hyrje të Kodrave të Liqenit, ku nga analizimi i ADN-së ka zbuluar se ishte përdorur nga 24-vjeçari.

Ernjet Shyti rezulton se nuk është i skeduar për krime më parë ndërsa ishte banor i lagjes mbi maternitetin e ri nëTiranë. Në banesë ai kishte vetëm nënën ditën që trokiti policia. Shyti rezulton se pas ngjarjes ka qëndruar për pak ditë në Shkodër dhe është larguar më pas drejt Mal të Zi, për tu rikthyer në Shqipëri pas 17 ditësh në prangat e policisë. Tre bashkëpunëtorët e Shytit janë persona të njohur për policinë të përfshirë më herët në vrasje, vendosje tritoli dhe vjedhje.

1615641797_shyti.jpg

Behar Sofia dhe autori Ernejt Shyti

Leonard Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë - Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë. Në vitin 2014 së bashku me disa persona të tjerë Xhixha në Dibër ka tentuar që të kryejë një vrasje me porosi, në Bulqizë, pasi ai ishte paguar për të vrarë shtetasin me iniciale F.A.

Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë që bashkëpunëtori i katërt është Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, në vitin 2016 kanë vendosur me tritoli një biznes privat në Fushë-Krujë. Kjo për shkak të prishjes së një krushqisë në familjen e tij.

Në operacionin e koduar "Piramida“ policia njofton se ka siguruar një sërë provash materiale mes tyre, makinë, telefona celularë, karta SIM, gjurmë e prova që faktojnë përfshirjen e katër të ndaluarve. Hetimet vazhdojnë për gjetjen e urdhëruesit dhe personit që ka paguar për këtë vrasje, ku ky grup sipas hetuesve i ka lidhjet në Fushë Krujë.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Autori i shoqëruar nga policia ne lumin e Lanës ku dyshohet që ka hedhur pistoletën 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Ndërpriten kërkimet, Renea dhe autori i vrasjes së Behar Sofisë largohen nga Lana pa armën e krimit! Pistoleta nuk ishte me silenciator

 

Kontrollet në lumin e Lanës janë ndërprerë pasi nuk është gjetur arma me të cilën është vrarë Behar Sofia.

Së bashku me efektivët e Reneas ka qenë dhe autori Ernejt Shyti i cili ka treguar ku e ka hedhur pistoletën. Shyti ka deklaruar se arma nuk ka qenë me silenciator sikurse është raportuar më parë.

Ora 13:39
U arrestua si bashkëpunëtor i ekzekutuesit të Sofisë, 28-vjeçari kushëri me Nazime Vishën, e reja që vrau përndjekësin e saj

1615639234_nayimevisha.jpg

Nazime Visha duke dalë nga burgu

Xhuljano Visha, 28 vjeçari i cili u vu në pranga si bashkëautor me vrasësin e Behar Sofisë, nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Xhuljano Vishën, 28 vjeç, rezulotn i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. 

Po ashtu burime bëjnë me dije se Xhuljano Visha, është kushëriri i Nazime Vishës, vajza e cila pak vite më parë ekzekutoi me armë zjarri përndjekësin e saj në një fshat të Tiranës, ngjarje kjo e cila bëri shumë bujë. 27 vjeçarja Nazime Visha, u la e lirë pasi përfitoi nga amnistia e presidentit Bujar Nishani, në vitin 2016.

Ora 13:36
VIDEO-LAJM/ Me kapuç në kokë, autori i vrasjes së Behar Sofisë kthehet në vendin e krimit dhe tregon ku e ka hedhur armën

Ernejt Shyti, autori i vrasjes së Behar Sofisë është kthyer në vendin e krimit në lumin e Lanës për të treguar se ku e ka hedhur armën e krimit. Ai ka preferuar të fshehu fytyrën duke mbajtur gjatë gjithë kohës kapuçin e vënë.

1615638773_shyti.jpg

Ora 12:37
Ekzekutori i Behar Sofisë tregon se armën e hodhi në Lanë, RENEA futet në lum dhe vijon kërkimet

Pas rrëfimit të ekzekutorit të Behar Sofisë, forcat RENEA kanë hyrë te lumi Lanës  në kërkim të armës së krimit. Autori Ernejt Shyti ka deklaruar se arma është hedhur në Lanë.

Ora 11:25
Vrasja e Behar Sofisë, ekzekutori u kontaktua në rrjete sociale nga njëri prej bashkëpunëtorëve

Ernejt Shyti autori i vrasjes së Behar Sofisë është kontaktuar në rrjete sociale nga njëri bashkëpunëtor përpara vrasjes.

Ai është kontaktuar nga Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë. Ky i fundit po ashtu ka rënë në prangat e polcisë pasi rrëfimit të Shytit i cili ka treguar si është organizuar vrasja.

Ora 10:58
Nga vrasjet me porosi, tek tritoli për krushqinë e prishur, kush është grupi që ekzekutoi Behar Sofinë! Autori punonte bojaxhi


Policia ka zbardhur ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia, pak javë më parë në kryeqytet. Në pranga të policisë ka rënë Ernjet Shyti, i cili jetonte me mamanë e tij në Tiranë, dhe ka punuar si bojaxhi në Malin e Zi, ku dhe ishte arratisur pas ekzekutimit të 66-vjeçarit.

Po ashtu policia ka vënë në pranga edhe dy persona nga Fushë-Kruja, të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor të 24-vjeçarit. Bëhet, me dije se është arrestuar Leonard Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë - Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

Ky shtetas në vitin 2014 së bashku me disa persona të tjerë kanë tentuar që të kryejnë një vrasje me porosi, në Bulqisë, pasi kanë tentuar të ekzekutojnë shtetasin me iniciale F.A, kundrejt një pagese.

Po ashtu policia ka vënë në pranga Xhuljano Vishën, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë që bashkëpunëtori i katërt është Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, në vitin 2016 kanë vendosur me tritoli një biznes privat në Fushë-Krujë. Kjo për shkak të prishjes së një krushqie.

Ora 10:50
Ekzekutori i Behar Sofisë 'harroi' rrobat, maskën dhe biçikletën pasi kreu vrasjen! 23 vjeçari jetonte në kryeqytet me nënën e tij

Ernejt Shyti, ezkekutori i Behar Sofisë në Tiranë, ka harruar në vendin e ngjarjes rrobat, maskën dhe biçikletën, me të cilat është identifikuar. Ai jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Shyti është identifikuar nga ADN-ja.

Ora 10:37
Zbardhet ekzekutimi i Behar Sofisë, Policia: Ja si u zbulua ‘killeri’! I riu nxjerr emrat e 'grupit kriminal', të dënuar më parë për vrasje (Emrat)

Policia ka zbardhur vrasjen e Behar Sofisë. Arrestohet grup i i vrasësve me pagesë.

Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

·         Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë.

·         Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë - Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

·         Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Instituti i Policisë Shkencore, nën drejtimin  e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është finalizuar me sukses OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”. Si rezultat është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor me prova shkencore i ngjarjes së ndodhur në datë 25.02.2021, rreth orës 08:45, në bulevardin “Bajram Curri”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Behar Sofia.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

·         Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

·         Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë.

·         Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë - Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

·         Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij. Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon publikisht Policinë e Malit të Zi, për ndihmën e mënjehershme të ofruar për lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti. Pas takimit operacional të organizuar në vendin e kalimit Hani i Hotit, të dy policitë kanë shkëmbyer informacion në kohë reale duke u finalizuar me kapjen dhe deportimin e tij.
Në fazën operacionale nga grupi hetimor janë sekuestruar prova të shumta materiale si automjete, aparate telefonike, karta sim etj. Analiza e këtyre provave hap prespektivë për identifikimin edhe të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë krim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon me intensitet puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësjaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në vend  dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixital, çdo rast të paligjshmërisë duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Ora 10:31
Vrasja e Sofisë, ekzekutori pranon krimin: E vrava se na premtuan 50.000 euro! 'Shënjestrën' e ndoqa 3 ditë me foto në dorë! 'Tradhëton' bashkëpunëtorët, s'i dhanë pagesën

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Behar Sfisë. Autori i arrestuar në Mal të Zi, Ernejt Shyti, ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë pasi ka rrëfyer ngjarjen si dhe ka treguar për 3 bashkëpunëtorët të cilët po ashtu kanë rënë në prangat e policisë.

Shyti ka tregur se vrasjen e ka bërë kundrejt pagesës. Shyti është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.

„Më premtuan se nëse do të vrisja Behar Sofinë do fitonim 50 mijë euro, nga të cilat unë do merrja 20. Tre ditë para se ta vrisja duke e qëlluar dy herë me pistoletë më dhanë fotografinë e Sofisë dhe adresën e shtëpisë dhe kafes ku qëndronte. E ndoqa këmba këmbës, nuk e njihja më parë, skisha asnjëkonflikt me të. Kur ai ishte i vetëm vendosa ta qëlloj dhe u largobva me biçikletë. Armën nuk e hodha në lanë por nga kodrat e liqenit“.

Atij i ka dhënë një foto të Sofisë dhe adresën e më pas ai ka bërë vëzhgim për 3 ditë deri në vrasjen e tij. Arma e krimit nuk është gjetur ende, por vetëm gjetur rrobat e tij, maska dhe biçikleta.

Ora 10:20
Ekzekutimi i Behar Sofisë, del fotoja e autorit!

Ky është Ernejt Shyti autori i vrasjes së 66 vjeçarit Behar Sofia, më 25 shkurt në Tiranë. Ai është kapur në Mal të Zi ndërsa ka pranuar dhe krimin para autoriteteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ata: 14/03/2021 02:34

    Pse duhet te perfitoj status te penduari ky monstra? A e kapi policia me presh me dore? a e ka vrasjen e dyte? Ore jeni ne vete apo jo?? ky do zhdepur burg te mos dali me i gjalle. Nese i jepni ulje denimi per status te penduari, ky bojaxhiu do vazhdoj avazin do vrasi prape. U shuan shqiptaret se ju nuk i mbani dot ne burg monstra te tille. Ja u dhente zoti tek femijet gjyqtareve dhe tek familjaret ketyre monstrave qe vrasin njerezit. Zoti vonofte por mos harrofte.

    Përgjigju
  • Iris: 14/03/2021 02:01

    Ja dhe /mizat e Kalit/ qe duan te bejne te zgjuarin e te fortin.Njeri kujton se ia hodhi varferise kundrejt nje vrasje 20.000 euroshe,tjetri tritol pse u prish krushqia,tjetri tentative vrasje.Seleksionimi natyror, ka perzgjedhur gjithe idiotet te behen kriminela.Disa nga komentuesit me poshte po perpiqen t'a nxjerrin viktimen si njeri humanitar e filantrop qe nuk ia ka mohuar askujt ndihmen financiare,po t'ia kerkonin,perfshi dhe vrasesit te vet,po t'i kishte hapur zemren.Mjaft se na <<mallengjyet>>! Eshte e lehte te imagjinohet pse gjithe kjo << zemergjeresi>>,po te kihet parasysh e kaluara e reputacioni dhe menyra e pasurimit te viktimes.

    Përgjigju
  • Ard Skendaj: 13/03/2021 20:54

    Suksesi Ard Veliut qe po kapen minjt me cark harabelash

    Përgjigju
  • Adi: 13/03/2021 17:07

    Shyqyr qe kemi polici, se para na thojshin iku ne drejtim te pa ditur, bravo

    Përgjigju
  • Jari: 13/03/2021 16:50

    Ah enver ku je se kto speciet i trajtonte si duhet ai.

    Përgjigju
  • I bie te vrasim te gjith: 13/03/2021 15:25

    Po su kapem marrim leket po u kapem behemi bashkpunetor te drejtesis . Ky duhet denu burg perjet pa diskutim qe mos te guxoj me te vrasi njeri per lek

    Përgjigju
    • Loni: 13/03/2021 17:26

      Pa diskutim fare qe te mbaruar qe skam cfare te humbin kryejne keto situata! Me te marr jeten nje bojaxhi! Ueee kulmi! Prishja e pazareve ekuilabrave e zbrazin barkun te mbaruarit edhe pendohen. Nje histori e perseritur se si nuk u lodh my komb nuk e kam kuptuar asnjehere!?fajin se ka as saliu e as edi Rama e as iliri por ne asnje tjeter.

  • Adi: 13/03/2021 15:24

    Po si mund ti jepet statusi i bashkpunetorit te drejtesis ? Policia e zbuloi vet e permes fakteve futeni burg perjet ket rac te poshter qe vret per lek . Vret per lek mes tiranes e ta denosh 5 vite esht turp . Ateher po vrasim gjith po su kapem marrim leket po u kapem behemi bashkpunetor

    Përgjigju
  • Roni jevgu: 13/03/2021 15:23

    Familja e sofise tani ka te drejte te vrase te gjithe familjen e ketij jevgut.... vritini te gjithe,,

    Përgjigju
  • eri: 13/03/2021 15:19

    rraseni mburg cfr bashkpuntori tzejn mend dhe vrasesit e tjere,ku gjindet pistoleta me rrjedha lumit ka mar guret perpara jo i pistolet shifni mos tket ngec andej nga pallati me shigjeta

    Përgjigju
  • xXx: 13/03/2021 14:37

    Epo të të vrasë një si ky më mirë t'ja japësh vetes...

    Përgjigju
  • Toni: 13/03/2021 13:36

    Vrave njeriun e gabuar svriteshe behari per Lek ti kishe thene te verteten te kishte dhene tre fishin vrave njeriun qe svriteshe per gjak njeriun qe vetem Ka ndihmuar te dalte shpirti nga bytha

    Përgjigju
    • Napoli: 13/03/2021 16:37

      Të lumtë goja

  • Toni: 13/03/2021 13:31

    O jevg muti vrave zotni burre qe ti kishe vajtur ti thoshe me kane futur per te vrare te kishte dhene tre fishin ti o jevg ke vrare njeriun me human qe Jane me gishta ne shqiperi o te dalte shpirti nga bytha

    Përgjigju
  • Loku: 13/03/2021 13:14

    Qr denu ne 2014 per tentative vrasje dhe osht jasht. Or ktu o me i shkerdhy ropt gjykatsve jo ktyne qe bojn trafiqe

    Përgjigju
    • Loni: 13/03/2021 17:31

      Banana fix o njeri po Lego vriten me shoqi shoq se aq e kan kapacitetin... me frike kan policin 01 se prokurorin...

  • Shoku: 13/03/2021 12:55

    Ca jane keta morracaker kokepalar qe mashtrohen me 50mije euro dhe do kalben brenda e kur te dalin do hane dhe plumbin.Keta reace muter te fushekrujes e bulqizes rrobsha pisa legena te pa fe.

    Përgjigju
  • Bilali: 13/03/2021 12:54

    Esh mbledh llumi shqiptar ne fushkrruje

    Përgjigju
    • DjalFusheKruje: 13/03/2021 17:06

      Shume e drejte. Na myten katunaret zorrdale se ta gjesh nje djale fushe kruje qe ta bon kte pune, jeten ta fal.

  • Berat: 13/03/2021 11:40

    Haaaa Kur do shteti te kap me sekonda kur sdo e zvarit,Bojaxhi bojaxhi po nderoj pompen me arem,Hajt se dhe ky denim si ai kuçovari do mari,Vrasin behen bashkpuntor te policis nuk denohen dhe familja i meret ne mbrojtje nga shteti.Jemi ber si kabul vrit spiuno dhe bej nji jet me te mir VK

    Përgjigju
    • Loni: 13/03/2021 17:36

      Banana an o sa kam West! Eshte per te qar po meantime eshte katandisur my shtet. Rrumpalle ku bojaxhinjte dalin hasn't profilit edhe bejne te keqinjte edhe keto Na bejne moralim ne TV.. grupi killerave bojaxhi krushqi e prishur te tjeter do kene inerte e kamiona edhe kenaqen

  • Ajet: 13/03/2021 11:02

    Bashkepuntor ose jo ky duhet te marre burgim te perjetshem mos e katandisni drejtesine si ish prokurori Henrik Ligori qe e denoi vrasesin e komisar Cukut 8 vite burg. Nese ndodh keshtu i bije qe te gjithe te behen vrases dhe te bashkepunojne me pas.

    Përgjigju
    • @Tonj: 13/03/2021 23:51

      Po more toni po, krahason nje sherbetor te shtetit me nje trafikant droge. Komisari u vra per shkak te detyres nga nje pleh, ndersa ky eshte vrare per pazare droge. Nuk ka vrare ky me doren e tij por ka helmuar me qindra te rinj me heroine, pra njelloj me vrasesin. Ka ndihmuar me leke droge dhe jo nga trashegimia qe i la i jati. Nuk jam pro vrasjes te askujt as te ketij trafikanti por jam i skandalizuar sesi ky qelbesire vrases me pagese do ja hedhi me 8 -10 vite denim, nderkohe qe duhet te kalbet ne burg.

    • Toni: 13/03/2021 20:03

      Te pakten cuku vrau nje te pafajshem ne zyre edhe me kanun shkoj Haka te zotni Po behari nuk vriteshe Ka qene njeri i perkryer sa veta Ka ndihmuar edhe sja u Ka kerkuar leket ky jevg muti do pjek ne furre

  • Qytetari: 13/03/2021 11:02

    BRAVO Policia ! Ju lumte ! Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite