Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës, në kërkim edhe dy persona të tjerë! Dëshmia e nënës që 'mori në qafë' të birin vrasës! Si u gjet ADN

Shkon në 6 numri i të dyshuarve për vrasjen e Behar Sofisë në mes të Tiranës. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë si pjesë  e grupit që organizoi dhe kreu ekzekutimin e Sofisë në Tiranë më 25 shkurt.

Kujtojmë se tashmë janë në burg autori i ekzekutimit të Behar Sofisë, Ernejt Shyti dhe bashkëpunëtorët e tij,  Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi. 

Ndërkohë që në dosjen e hetimeve të siguruar nga Report Tv janë zbuluar të tjera detaje të fortë dhe kyçe që kanë ndihmuar autoritetet në zbardhjen e ngjarjes.

Në dosje thuhet se ka qenë një dëshmia e nënës së Ernejt Shytit, Klotildës, e cila ndihmoi më së shumti në zbardhjen e vrasjes mafioze në mes të Tiranës të Behar Sofisë. Ka qenë ajo që ka konfirmuar veshjen e djalit të saj që ka ndihmuar në identifikimin e tij.

Ndërkohë që vëllai binjak i Ernejt Shtytit ka folur për biccikletën e cila është përdorur nga ai ditët e fundit para vrasjes.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

1615914970_XhuljanoVishaErnejtShytin.jpg

Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti

1615914998_SknderVathidheLeonardXhixha.jpg

Leonard Xhixha dhe  Skënder Vathi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
FOTO/ Ekzekutimi i Behar Sofisë,  ja kush janë 3 bashkëpunëtorët e autorit Ernejt Shytit

Report Tv siguron fotot e 3 të arrestuarve për vrasjen e Behar Sofisë, të cilët bashkëpunuan me autorin e ekzekutimit Ernejt Shytit. 3 bashkëpunëtorët e tij  Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç, i akuzuar më parë për vrasje në tentativë dhe Skënder Vathi, 54 vjeç janë aktualisht në burg së bashku me Ernejt Shytin, i cili u arrestua në Malin e Zi.

Skënder Vathi, 54 vjeç,  dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

1615914878_1615914239XHULIANOVISHAERNEJTSHYTISKENDERVATHILEONARDXHIXHO.jpg

Xhuljano Visha, Ernejt Shytin , Skënder Vathi dhe Leonard Xhixha
Ora 12:33
Dëshmia e vëllait binjak të Ernejt Shytit: Ai nuk ka shokë në Tiranë, as të dashur! Misteri i biçikletës së ditës së vrasjes

Në dosjen e siguruar nga Report Tv të hetimeve për vrasjen e Behar Sofisë është e zbardhur edhe dëshmia e vëllait binjak të Ernejt Shytit, Ergitit.

Ai ka thënë se kur ka ardhur nga Greqia, ku jetonte, i ka sjellë Ernejtit dhuratë një monopat. Disa ditë para vrasjes Ernejt Shyti lëvizte me këtë monopat dhe pastaj e ka ndërruar për një ditë me biçikletën e një shoku. Kjo siç duket për të humbur gjurmët.

Ergit Shyti ka thënë gjithashtu se Ernejti nuk ka shokë në Tirane dhe se me sa është në dijeni nuk ka as shoqe dhe as të dashur.

Ora 12:13
Dosja hetimore për vrasjen e Behar Sofisë, dëshmia e nënës së vrasësit që çoi në identifikimin e tij! Xhupi me baltë dhe si u mor ADN

Ka qenë një dëshmia e nënës së Ernejt Shytit, Klotildës, e cila ndihmoi më së shumti në zbardhjen e vrasjes mafioze në mes të Tiranës të Behar Sofisë.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, thuhet se pasi ka ekzaminuar të gjithë kamerat e sigurisë policia ka mbërritur në banesën e Shytit. Në banesë janë gjetur një palë tuta, nga të cilat është marrë monstra e ADN-së e cila është krahasuar me atë të marra nga sendet e gjetura te Liqeni Artificial dhe ka rezultuar e njëjtë, që i përkiste pikërisht Ernejt Shytit.

E pyetur për veshjen e Ernejt Shytit ajo ka konfirmuar atë që është gjetur nga policia, xhupin

Dëshmia e Klotildës, mamasë së Ernejt Shytit, e cila flet për një xhup ngjyre blu, i gjetur nga policia i cili ishte i ndotur me baltë nga jashtë, me kapuç, me brez në forme pellush.

Nëna gjithashtu ka konfirmuar faktin se ai gjendej në Mal të Zi, ku punonte në ndërtim.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 16/03/2021 19:30

    Burg perjete ketyre kelyshave ju qrrr , se kur e vret dike per lek eshte fundi botes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren