Teksa hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin vijojnë, portugezi i vënë nën akuzë për këtë krim të rëndë u mor sërish në pyetje nga Prokuroria e Lezhës. Nën masa të rrepta sigurie, Ruben Saraiva u paraqit në antiplumb në prokurori, ndërsa e gjithë godina ruhej me policë.
Në përballjen me prokurorin e çështjes Françesk Ganaj, 28-vjeçari mësohet t’iu ketë qëndruar deklarimeve fillestare, duke thënë se kishte ardhur si turist në Shqipëri dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit Nikulaj.
Avokati i 28-vjeçarit Kujtim Cakrani thotë se nuk ka asnjë prove të re dhe gjithçka lidhet në kuadër të dyshimeve, ndërsa dhe hetimet përfundojnë brenda muajit dhjetor dhe duhet t’i jepet zgjidhje kësaj çështje.
Marrja në pyetje e Portugezit Ruben Saraiva zgjati rreth dy orë, ndërsa sipas burimeve organi i akuzës është në pritje të ekstradimit nga Britania edhe të pesë shtetasve të tjerë për të mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
28-vjeçari u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj në Shëngjin.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.2%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36
-
Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)
22 Mars, 09:39
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Lezhë/ Vëllezërit përleshen për pronësi, 35-vjeçari kapet duke prerë plepat e zonës së mbrojtur në Lagunën e Kunes
20 Mars, 10:37
-
Incidenti i parë në Lezhë në prag të fushatës! Militantët e PD dhe kandidatja e Lapajt tentojnë të prishin mitingun e PS! Njëri godet me grusht drejtorin e Policisë Bashkiake
20 Mars, 10:26
-
Lezhë/ Merrnin ilegalisht inerte në shtratin e lumit Mat, nis hetimi për administratorin dhe shoferin e firmës
19 Mars, 13:00
-
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)
19 Mars, 10:51
-
Basha ‘surprizon’ kandidatin për deputet në Lezhë, i sjell tortën e ditëlindjes gjatë prezantimit (VIDEO)
18 Mars, 20:53
-
Lezhë/ Flakët përpijnë stallën në Shënkoll, digjen rreth 200 krerë bagëti të imta
18 Mars, 20:17
-
Basha prezanton kandidatët e qarkut të Lezhës: Të tjerët i ka bashkuar frika ndaj SPAK, duan ta shkatërrojnë! Jemi e vetmja forcë që mbështet drejtësinë
18 Mars, 19:44
-
Pse u ndërprenë punimet?! Banorët e Mirditës dhe Matit protestë për rrugën e Lurës, krah tyre edhe deputetë të PD
18 Mars, 17:51
-
Nis pelegrinazhi në kishën e 'Shna Ndout' në Laç, mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë
18 Mars, 11:27