Vrasja e boksierit në Gjermani, vëllai i Besar Nimanit tregon çfarë gjeti në makinë

Vrasja e boksierit në Gjermani, vëllai i Besar Nimanit tregon çfarë gjeti në makinë

Berat Nimani

Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimanit gjatë një emisoni televiziv në Kosovë, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e këtij të fundit.

Ai është shprehur se edhe më parë, Besari është sulmuar afër shtëpinë, nga persona të panjohur.

Më pas, ai bëri të ditur se në makinën e të vëllait ka gjetur edhe GPS-së, gjë për cilën kanë lajmëruar policinë.

“Njëherë është sulmuar afër shtëpisë nga persona të panjohur. Unë e kam gjet GPS-in në veturë, që ishte e ngjitur në magnet edhe Besari e dërgon në polici, ai që të vendos GPS në veturë, ai nuk do diçka të

Ish-boksieri Nimani u vra më 9 mars të këtij viti, në Bielefeld të Gjermanisë. Qindra persona, kryesisht shqiptarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 38-vjeçarit.

Ai është varrosur në varrezat e qytezës së “Sennefriedhof”. Policia gjermane ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e autorëve. Bëhet fjalë për dy 33-vjeçarë, Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë 26 prej tyre, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti