I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Kardiokirurgu pediatrik Prof.Arben Baboci që njihet dhe si doktori i zemrës së fëmijëve.Ai tha se ishte shtyrë nga babai i tij për të studiuar mjekësi pasi kur ishte i ri, babai nuk kishte mundur të mbaronte studimet në Paris për mjekësi dhe donte që i biri të diplomohej.
Ai rrëfeu se fillimisht i pëlqente kirurgjia pasi e merrje rezultatin menjeherë, por më pas u profilizua tek kardio-kirurgjia duke u bërë kështu një mjek shumë i njohur në këtë fushë.
Në fund të studimeve, u krijua dhe ekipi i plotë i kardiokirurgjisë, pikërisht në vitin 1980-81” tha ai.
Të punonte me fëmijët ishtë shumë e vështirë dhe emocionuese për doktorin, por ai nuk u lodh kurrë nga kjo fushë duke e dashur profesionin.
Doktori foli për lidhjen shpirtërore dhe njerëzore që ka me profesionin. Doktori rrëfeu se ka luajtur tenis shumë me një grup miqsh, duke ndjekur kështu pasionin e tij.Sa i takon lodhjes nga puna apo orët e gjata në sallën e operimit, doktori tha se asnjëherë nuk është një lodhje që nuk rikuperohet pasi mbi të gjitha pasionin dhe misioni i mjekut e drejton.
I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka i cili foli për mjekësinë holistike dhe për specifikat që ka për të shëruar njerëzit.
Sipas Altinit njerëzit janë celësi i shëndetit të tyre dhe duhen parë shumë element që kanë të bëjnë me shëndetin, që ka mënyra e të jetuarit, të ushqyerit, aktiviteti fizik, aspekti psiko-emociola dhe deri tek mënyra sesi ushqehemi.
”Shëndeti është thelbi i lirisë personale dhe për këtë motiv duhet treguaj kujdes që të mos abuzojmë” tha Altini, duke shtuar se ushqimet e përpunuara janë dëmi më i madh që i bëjmë shëndetit tonë pasi ne jemi të influencuar nga farmaceutika dhe kompanitë e ushqimit industrial.
Sipas Altinit, asnjë njeri nuk jeton dot 100% i shëndetshëm, pasi është e pamundur dhe të gjithë janë të sëmurë në një gradë apo tjetren nga ushqimet e pashëndetshme që konsumojnë pasi 85% e produkteve në raftet tonë nuk janë të shëndetshme.
Altini nënvizoi se ne duhet të zbulojmë kush janë shkaktarët e një sëmundje dhe jo vetëm të maskojmë sintomat.Sipas Altinit, duhet ndjekur një formulë e shëndetshme ushqimi, duke synuar gjërat bio, sa më afër natyrës dhe sa më larg farmaceutikës dhe ilaçeve.