Avokatët e Denis Shtrazës,i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut në janar 2016, kërkojnë ndryshimin e trupës gjyqësore te Gjykata e Krimeve të Rënda e kryesuar nga gjyqtari Ardit Mustafa. Kërkesa është bërë gjatë seancës së kësaj të enjte. Avokatët akuzojnë gjyqtarët për qëndrime të njëanshme në procesin ndaj Shtrazës.

Ndërkohë javën e ardhshme do të dëshmojnë në gjykatë ekspertët që kanë bërë analizën e ADN-s së gjurmëve të gjakut të gjetur në automjetin ku u ndalua Shtraza e Dalipaj. Gjithashtu, Shtraza ka kërkuar edhe ballafaqimin me ekspertin gjerman që analizio navigatorin e automjetit me të cilin ka lëvizur Denis Shtraza në momentin e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.

Rrëzohen dy kërkesat e avokatëve
Në seancën e djeshme e ngarkim të Denis Shtrazës dëshmoi edhe polici i parkingut të pikës së bllokimit të mjeteve në Rrashbull Rushit.C. Ndryshe nga sa kishin deklaruar oficeret Alfred Hoxha, Lorenc Dervishi, dhe Rebani Farruku që pretenduan se njollat e gjakut ishin gjendur kur polici i pikës së bllokimit po kontrrollonte për gomën rezërve.

Polici i pikës së bllokimit deklaroi se ai nuk kish gjetur asgjë. "Ata oficerët se ca panë aty dhe thanë makinën do e marrim mbrapsht, unë nuk pashë asgjë dhe nuk mbajtëm as proces-verbal”-ka deklaruar dëshmitari. Për këtë shkak se kishte  kundra thënie mes policit të pikës së bllokimit që deklaroi se nuk gjeti gjak kur po kontrrollonte për gime rezervë, kontrroll që së kishte kryer.

Por ata 3 oficerët që sollën makinën se çfarë panë aty. Mbrojta kërkoi ballagaqim mes tyrë. Kërkesë që u rrëzua nga gjykata. Mbrojtja kërkoi të pyetej eksperti gjerman për të përcaktuar ku kishte qënë makina ditën e ngjarjes, pasi prokurori u tërhoq nga kjo kërkesë. Por edhe këtë kërkesë gjykata e rrëzoi. Për këto arsye dhe duke pretenduar për njëanshmëri të gjykatës avokatët kërkuan përjashtimin e trupit gjykues. Procesi do të vazhdojë ditën e hënë me pyetjen e ekspertëve që kanë kryer analizat e ADN.

Oficerët:Gjetëm gjak në makinë
Tre oficerë policie të drejtorisë së Durrësit kanë dëshmuar këtë të hënë në gjyqin ndaj Denis Shtrazës të akuzuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut më 6 janar në Durrës, ku një ditë më pas ai u gjet i vdekur në zonën e Fushë Krujës. Oficerët e policisë mes tyre Rebani Farruku, Alfred Hoxha dhe Lorenc Dervishi hodhën dritë mbi kontrollin e automjetit ku mbrëmjen e 6 Janarit u ndaluan Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza. Sipas policëve mbrëmjen e 6 Janarit duke u gdhirë 7 Janar ata kanë kontrolluar mjetin duke sekuestruar disa sende si celular e dokumente të mjetit.

Pas këtij kontrolli u shprehën oficerët ata e mbyllën mjetin duke vendosur çelësin në kasafortën e Lorenc Hoxhës ku qëndroi deri mëngjesin e 26 Janarit 2016. Por 19 ditë pas kontrollit të mjetit oficerët deklaruan se teksa u nisën për ta dërguar fuoristradën në pikën e bllokimit të mjeteve në Rrashbull ata pikasën në bagazhin e makinës disa njolla të kuqe të ngjashme me gjakun në një kalendar. Pasi gjetëm këto gjurmë sqaruan policët oficeri Alfred Hoxha kontaktoi me prokurorin i cili urdhëroi më pas policinë shkencore të ekzaminoj se kujt i përkisnin këto gjurmë dhe nëse ishin apo jo gjak. Prokuroria ende nuk ka dhënë një përgjigje mbi këtë ekspertim e gjurmëve të dyshuara si gjak dhe nëse i përkasin apo jot ë ndjerit Gazmend Çollaku cka do të lidhte të pandehurin me krimin për rrëmbimin e më pas vrasjen e Çollakut.

Redaksia Online
l.q/j.shShqiptarja.com