Shallari ka refuzuar të flasë përpara trupit gjykues, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Enrik Ligori.
"Nuk kam asnjë gjë për të thënë. Do të flas një herë tjetër", ka deklaruar përpara gjykatësve Mikel Shallari, 24-vjeçari nga Kuçova që dyshohet se ka vrarë ish-kryekomisarin Artan Cuku.
Ai shoqërohej në seancë nga avokati i caktuar nga shteti, për shkak se i riu ka thënë se nuk ka mundësi financiare të paguajë përfaqësuesin ligjor.