Rrobat e gjetura të disa kosha mbeturinash janë prova kryesore që çoi në zbulimin e Mikel Shallarit, ekzekutorin e komisarit Artan Cuku.

Pikërisht në këto kosha, Policia gjeti një qese me rroba të cilat pas ekspertizës dhe analizës së ADN rezultuan se ishin të Mikel Shallarit.
koshat ku u gjetën rrobat e mikel shallarit te blloku
koshat ku u gjetën rrobat e mikel shallarit te blloku
(Koshat e mbeturinave ku hodhi rrobat autori i dyshuar Mikel Shallari) 

Dyshohet se menjëherë pasi qëlloi 5 herë ndaj Artan Cukut, Mikel Shallari iku në këmbë në lagjet pranë rrugës së Kosovarëve.

Pikërisht para se të dilte në Sheshin Uilson, 24-vjeçari ka hequr një triku blu që mbante veshur e dorashkat dhe i ka futur në një qese të cilën e ka hedhur tek këta kosha mbeturinash.

Pikërisht tek trikoja me ngjyrë blu u gjet AND-ja e Mikel Shallarit.

Ndërkohë i riu pasi hodhi rrobat në kosh u largua në këmbë drejt "Qytetit Studenti" ku jetonte në një banesë private me qira.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com