Sipas prokurorisë, ish-agjenti special grek dyshohet si autor i ekzekutimit të Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, si organizatorë të krimit. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për katër të arrestuarit si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata.
Katër të arrestuarit kanë mohuar akuzat dhe kërkuan lirinë nga trupi gjykues, por kjo nuk e ka bindur gjykatën. Përmes avokatit mbrojtës Sajmir Visha, ish-speciali grek ka ofruar një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh për të fituar lirinë, por kjo u rrëzua nga Gjykata. Avokati Visha ka pretenduar se klienti i tij ndodhet në Shqipëri si turist dhe ka hyrë në mënyrë të rregullt në vendin tonë. “Nuk dëgjova asnjë akuzë ndaj klientit tim. Ai ka qenë një efektiv i forcave speciale që për 13 vjet ka mbrojtur prokurorë, gjyqtarë dhe qytetarët dhe nuk mund të vijë në Shqipëri për të vrarë”, tha avokati Visha.
Masa e arrestit me burg
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
(Efthymiou Efthymious, në gjykatë te Krimet e Rënda)
Ishte dëshmia e Mario Meshinit, i arrestuar një ditë pas ngjarjes, ajo që hodhi dritë mbi identiktin e autorit të krimit që tronditi kryeqytetin javën e kaluar. Në celularin e viktimës u gjetën SMS-të me Meshinin ku ky i fundit i kërkonte të takoheshin për të sqaruar diçka. Pikërisht në momentin kur Kasmi zbret poshtë pallatit, ai qëllohet për vdekje nga një person me motor.
(Vendimi i gjykatës)
Krahas ish-agjentit special grek i dyshuar si autori që ekzekutoi me 9 plumba Devi Kasmin, policia arrestoi në një aksion të premten edhe Elton Halipajn, Malvin Dinellarin dhe Elton Hoxhallarin si organizatorë të krimit, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal. Blutë bastisën edhe banesën ku strehoheshin anëtarët e grupit kriminal, një vilë në fshatin Mëzez, ku u gjet një arsenal i tërë armësh.
[gallery]25502[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com