Vrasja e Devi Kasmit, dosja transferohet te Krimet e Rënda

Pas dy muaj hetime për vrasjen e Dei Kasmit, prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë dhe i dërgon dosjen Krimeve të Rënda për të zbardhur rolin e 6 personave të dyshuar në këtë krim mes tyre dhe grekut Efthimios Efthimyu.

Këtë të premte gjyqtarja Ardiana Bera bëri me dije se shpall moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së njërit prej të hetuarve, më konkretisht Mario Meshinit pasi akuza e Tiranës kishte transferuar dosjen tek krimet.

Meshinit i cili është personi i fundit që kontaktoi me Kasmit pak minuta para se ai të vritej kërkoi zëvendësimin e arrestit me burg në një masë më të lehtë. Por kërkesa e tij nuk u shqyrtua duke e kaluar këtë dosje tek krimet me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe vrasjes së kryer me paramendim.

Persona të hetuar deri në këtë momente për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 29 Janarit 2018 janë greku Efthymiou Efthymious Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Elton Hoxhallarin si organizatorë i krimit, dhe në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.


Viktima Devi Kasmi dhe autori i dyshuar i vrasjes Efthymiou Efthymious

Sipas hetimeve të prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin organizuan vrasjen e Devi Kasmit, si autor direkt i dyshuar është greku ndërsa këtij grupi u sekuestrua dhe një bazë në Mëzes të Tiranës strehë në të cilën u gjet një arsenal i konsiderueshëm armësh dhe municioni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!