Vrasja e dy biznesmeve në Laç në maj të 2020, gjykata rikthen çështjen për plotësim hetimesh

LEZHË- Çështja penale na ngarkim të 4 personave të vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020-të në Kurbin, ende nuk ka kaluar për gjykim. Pas shqyrtimit gjyqësor në seancën paraprake, Gjykata e Kurbinit i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e hetimeve në lidhje me ngjarjen, duke i dhënë afat deri me datë 30.06.2021. Ndërkohë hetimet për vrasjen e biznesmeve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika janë mbyllur që në muajin janar të këtij viti dhe organi i akuzës ka marrë katër persona të pandehur për ngjarjen dhe ndaj tyre janë ngritur akuzat "Vrasje kryer në bashkëpunim" dhe "Armbajtje pa leje".

Ata janë Eduart Lamaj në rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit. Biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me armë zjarri, mbrëmjen e 30 majit të vitit 2020, teksa po pinin kafe brenda një lokale në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe njëri nga autoret e ngjarjes, Eduart Lamaj, por bashkëpunëtoret e tij arritën ta largojnë nga vendi i ngjarjes dhe pak ditë më vonë u dërgua për mjekim në një klinike private në Tiranë, por që u zbulua nga policia dhe kjo ndihmoj në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dy nga personat e vënë nën akuzë për krimin e dyfishtë, konkretisht Eduart Lamaj dhe Ilir Lika (Xhepaj) ndodhen në burg, ndërsa dy bashkëpunëtoret e tjerë Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi vijojnë të jenë në kërkim dhe dyshohet se menjëherë pas ngjarjes të jenë larguar jashtë vendi. Në lidhje me ngjarjen janë marrë të pandehur dhe dy mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku të cilët mjekuan në një klinike private Eduart Lamajn i cili mbeti i plagosur në ngjarje, por çështja penale ndaj tyre është veçuar. Pavarësisht hetimeve, motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por nuk përjashtohet mundësia që 4 autorët e veshur si polic kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje e cila më pas përfundoi me përdorimin e armës, duke qenë se dhe Bujar Lika ka qenë i armatosur.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim