Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn, 33 vite për bashkëpunëtorin
Vendi i ngjarjes dhe Eduard Lamaj
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit për dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajt dhe me 33 vite burg për Ilir Likajn (Xhepaj) të akuzuar për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinajt, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.
Ilir Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”. Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika. Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Procesi ndaj dy personave të kërkuar është pezulluar me një afat 1 vjeçar. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.
Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 30 majit të vititi 2020 në një lokal në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit, teksa Bujar Lika dhe Paulin Gjergji po pinin kafe në shoqërinë e njëri tjetrit u sulmuan me armë nga skuadra me 4 persona.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3133
Lajme të tjera
-
Shëngjin/ ‘Rana e Hedhun’ tërheq turistët e huaj me kampera: Perlë e bregdetit shqiptar, ia vlen të vizitohet
5 Maj, 16:03
-
‘Veri- Jug’ në Patog të Kurbinit! Peshkatari që 'sfidon' dallgët prej 50 vitesh: Profesion i vështirë, por ia dola të shkolloj fëmijët në Akademinë e Arteve
5 Maj, 14:20
-
VIDEO/ Aksident i fortë në aksin Lezhë-Shëngjin, makinat ‘shkërmoqen’, 2 të plagosur
5 Maj, 13:48
-
Mirditë/ Motori del nga rruga dhe aksidentohet, plagoset rëndë 46-vjeçari, shtrohet tek Trauma
4 Maj, 15:23
-
Pse u lirua vëllai i deputetit socialist? Zbardhet vendimi, Prokuroria pa prova se foli me të arrestuarit për drogë
4 Maj, 10:57
-
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:44
-
Tirana e 'gjymtuar' në Laç, Erbim Fagu: Më erdhi keq për pikët e humbura në derbi
3 Maj, 11:00
-
Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit! Telat e energjisë rrezik për fëmijët dhe qytetarët
3 Maj, 09:38
-
"Logjikën tënde e ka një fëmijë kopshti", Pjerin Ndreu nervozohet me këshilltaren e PD-së, që e akuzoi për tenderat: Shko në SPAK!
2 Maj, 16:07
-
Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë
2 Maj, 13:46
-
VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar
1 Maj, 16:45
-
Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori i IMT Kurbin mbetet në burg! Gjykata lë në fuqi pezullimin e inspektorëve
1 Maj, 12:40