Rrëfimi i bujshëm i vrasësit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit: Biseda ime e fundit me Ervis Martinajn

Rrëfimi i bujshëm i vrasësit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit: Biseda ime e fundit me Ervis Martinajn

Vendi i ngjarjes dhe Eduard Lamaj

Në 30 maj të vitit 2020 u ekzekutuan në Kurbin Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Eduart Lamaj i arrestuar për vrasjen e dyfishtë është dënuar me burg përjetë dhe dy të tjerë, bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim dhe ende nuk janë arrestuar. Autori tha se ngatërroi shënjestër. Por pista e parë që doli në media asokohe ishte lidhja, miqësia e biznesmenit Bujar Lika me Ervis Martinajn.

Nuk u përjashtua pista që vrasja e mikut të Ervis Martianjt ishte me pagesë. Por Eduart Lamaj e hedh poshtë. Ai tregon lidhjet me Ervis Martianjn dhe versionin e tij të ngjarjes.

“Nuk është e mundur fare. Unë Ervisin e kam njohur si qytetar të Laçit, sikur e njeh gjysma e Laçit, pasi ka ndenjur dhe ka qëndruar në Laç. Nuk kam pasur asnjëherë konflikte as me Ervisin, as familjen dhe as shokët e tij. As me Bujar Likën nuk kam pasur konflikt. Një javë parë ishte te lokali i Ervis Martinajt, te “Arbëria” i kam përshëndetur, më kanë përshëndetur. Nuk kam pasur fare lidhje. Komunikime, lidhje të ngushtë nuk kemi pasur, por njohje. Unë i kam çuar haber, i kam bërë be familjes, t’i laj në çdo mënyrë dhe nuk më kanë pranuar” tha ai te “Uniko”.

Po a ka pasur kontakt me Ervis Martinajn pas ngjarjes që i vrau mikun? “I kemi çuar fjalë, deri diku e kanë pranuar fjalën, por jo benë, që doja të bëja. Unë kërkoja që ta dinin dy familjet që nuk kam shkuar për atë punë atje, për të vrarë ata të dy” tha ai.

Ku ke qenë në 30 maj?
Më 30 maj kam shkuar për të prishur hotelin zotit Arjan Allamani.

Çlidhje ke pasur?
Miqësi të hershme, kemi pasur konflikt në Itali dhe ashtu ma mori mendja mua…doja t’i prishja biznesin për t’i bërë dëm. Ka pasur disa borxhe, por kam pasur ofendime, mua dhe vëllain tim Arbërin. Aty kanë ndodhur personat në fjalë…

Si e organizove planin?
Kemi shkuar tek shtëpia ime kemi marrë makinën. Isha me shokët e mi, nuk kam qenë për atë krim, ka ndodhur rastësisht. Më kanë sulmuar dhe jam detyruar ti sulmoj. Nuk kam pasur konflikt, Paulinin e kam pasur mik shtëpie. Makina ka qenë e imja.

Jemi nisur drejt objektit të Allamanit, aty ishte objekti me drita fikur nga rruga dukej bvetëm kamarieri në cep të banakut. Jam futur në objekt dhe kam parë një ‘Range’ identik si pronari. Ishte koincidencë e paparashikueshme. I kam bllokuar rrugën. Kam hyrë në lokal të nxjerr kamarierin jashtë. Në momentin që kam nxjerrë kamarierin dhe kam dëgjuar një të shtënë. Kur kam bë me ik, kuptova se isha qëlluar në kmmbë. Duke rënë ë tokë mbusha armën dhe u kundërpërgjigja. Për pasojë ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Nuk kam konflikt me familjet e askujt. E ka vërtetuar edhe familja.

Çështja është që jashtë ishin djemtë e Paulinit.
Nuk e kuptuam kush ishte në makinë, ishin të qindtat e sekondit. E kemi pas mik, vëllai i Paulinit ka ndenjur tek shtëpia ime kur ka pasur një ngatërresë. E kam mbajtur unë me bukë. Edhe Bujarin e kam njohur si qytetar të Laçit. Edhe kaq…

Armët ku i morët?
Si gjithë shqiptarët, si pasojë e ’97.

Keni qenë me pelerinë? Kush është personi që iu tërheq?
Nuk e di janë të gjithë. Edhe deklaratat që kam dhënë, i kam dhënë sa kam dalë nga narkoza. Duke më lagur buzët me ujë. Edhe shumë nga deklaratat i kanë shkruar si kanë dashur vetë. Isha në gjendje që….

Iu kanë marrë dy deklarata dhe nuk është se ndryshoni tek dhënia e Ilir Likës?
As tani nuk e ndryshoj. Nuk e di kush ka qenë i pari. Ata ishin në shok për vete. Ishin vetë të shokuar.

E kuptuar që kishit vrarë 2 persona?
Kam dëgjuar zhurmën dhe nuk e kam kuptuar. Unë kam hyrë nga drita në errësirë. Nuk sheh dot ka apo nuk ka persona.

Personi tjetër që u plagos në një karburant, kush e plagosi?
Nuk e di, ai e di vetë. Nuk është nevoja ta them unë. Me thashetheme dihet ai, se ka pasur ngatërresë me njerëz të tjerë.

Akuza ishte ndaj jush
Nuk është e mundur që të bësh një gjë të tillë. Edhe po të bësh filmin duhet ta bësh nga 5 herë që të realizosh një skenar të tillë.

Më shumë se një skenar filmi është e gjitha kjo…
Nuk ka asnjë lloj mundësie që të bëhet kjo që thuhet. Ma kanë ngarkuar mua se…Edhe ti po të ishe ne vendin tim po të kishe mundësi të gjuaje do e bëje. Ika në spital dhe u deklarova se kisha vëllanë polic dhe u vetëplagosa.

U arrestuan dhe 2 doktorë që erdhën për të të shpëtuar.
Në kohën kur shkova tek spitali isha në gjendje të rëndë. Isha si tip urgjence. Nga dita e parë që jam arrestuar kam thënë që duhet të merret në pyetje Arian Allamani, sot e kësaj dite nuk është marrë në pyetje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi