Vrasja e dyfishtë në Velipojë ishte paralajmëruar?! Xhaxhai i autorëve: Fajin e ka drejtësia, morën në qafë dy familje! Viktima duhet të ishte në burg

Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve që vranë dy të rinjtë dje në Velipojë, në një deklaratë për media, tha se sipas tij fajin e ka Prokuroria dhe Gjykata që ka liruar një nga viktimat, Ersild Ishmin. Xhaxhai i referohet ngjarjes së 30 qershorit, kur 33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton ka kanosur me armë kuzhinierin lokalit ‘Holiday’ në Velipojë. Ai thotë për mediat, se kërkojnë dejtësi, ndërsa sa u takon nipave që janë në arrati thotë se s'kanë kontaktuar. 

Autorët e dyshuar, Eduard dhe Gëzim Frroku pronar të një hotelit, kanë qëlluar disa herë ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës me armë zjarri.

'Para dy javësh kanë pasur një konflikt, e kam parë në Tv. E ka marrë shteti, e ka liruar për tre-katër ditë. Shteti s’ka bërë mirë që e ka lëshuar, Policia e ka çuar atje, ai prokuror e gjykatës që e ka lëshuar s’ka bërë fare mire, as për ne, as për familjen tyre, rrezik për ne, familjen tyre dhe shtetin që favorizon kriminelë që vijnë këtu e bëjnë terror. Ky është rrezik.

S’kemi kontakte me nipin. Unë kam qenë në Bushat. Ata ngatërresat i trashegojnë tash e 20 vjet a më tepër. Nipat e mi, këtë mund e djersë, ata kanë shkuar që 14 vjeç në itali. Me llogarit punën që kanë bërë në Itali, për të bërë këtë biznes. Kanë ardhur e kanë investuar këtu.

Ne nuk kërkojmë asnjë prej shtetit, vetëm të drejtën e të madhit zot, sikur i ka hije drejtësisë. Kemi jetu me djersën e ballit.'- tha Frroku.


Lajmi kryesor:

Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Në arrati vëllezërit Frroku, pronarë të hotel 'Holiday', arrestohen 2 punonjësit! Viktimat ishin kunetër me njëri- tjetrin (EMRAT)


SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Anijet me mbetje toksike, Ministria e Mjedisit për Report Tv: Lënda u nis nga Kurum nga Metalurgjiku i Elbasanit

Anijet me mbetje toksike, Ministria e Mjedisit për Report Tv: Lënda u nis nga Kurum nga Metalurgjiku i Elbasanit