Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë pritet të vijnë për funeralin e tij

Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë pritet të vijnë për funeralin e tij

Ekstremisti grek i vrarë Konstandinos Kaçifas

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e djeshme kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu.

Së bashku me trupin, ditën e sotme avokatit të 35-vjeçarit, Efthimios Navridis, do t'i dorëzohet edhe një kopje e Institutit të Mjekësisë Ligjore për t'ua lënë më pas familjarëve.

Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e sotme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij.

Për këtë arsye, në zonë do të ketë prani të shtuar të policisë për të shmangur çdo incident apo tension edhe të importuar nga grupe ekstremiste apo radikale që do të vijnë nga jashtë.

Trupi i Kaçifas, u kërkua nga i ati i tij tre ditë pas vdekjes pasi hoqën dorë nga ekspertiza paralele mbi çështjen. Kërkesa e bërë nga i ati, Jani u dorëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kaçifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por avokati i familjes, i cili e pa trupin u shpreh se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg.

Aktualisht trupi i Kaçifa ndodhet prej 10 ditësh në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes nga hetimet e kryera në Gjirokastër. Trupi i riut u kqyr edhe nga autoritetet greke, të cilat u kërkuan nga vetë familja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poshte Ekstremizmi: 07/11/2018 13:32

    Do te ishte tradheti nese lejohen te futen greket. Do te ishte pothuajse terroriste nese kisha dhe shteti behen pale ne “nderimin” e nje terroristi. Nese kjo ndodh, te gjithe mundesuesit e “nderimit” te nje terroristi do te procedohen penalish per financim, mbeshtetje dhe lartesim te veprave terroriste si dhe per tradheti kombtare. Edhe pse e mbani fshehur nga shtypi, ose nuk e mbuloni fare, kjo nuk duhet te ndodhe.

    Përgjigju
  • Faik Gërdalla: 06/11/2018 09:16

    Shpejt, urgjentisht RENEA në pozicion që 2000 mjekrat talebanë të mos kalojnë kufirin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë