Ekskluzive/ Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi, babai: Heqim dorë nga ribërja e autopsisë

SHQIPËRI- Report Tv dhe Shqiptarja.com ka mësuar sot se familja e Kostandinos Kaçifa kërkon kthimin e trupit në shtëpi 3 ditë pas vrasjes së tij në Bularat të Gjirokastrës. Babai i Kaçifa ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare, si edhe ka njoftuar ambasadën greke. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Ndërkohë që një tjetër reagim vjen nga familja e tij. Për mediat greke ka folur kunati i Kaçifas, Vagjel Sakelaraqis, i cili ka thënë Kaçifas ishte i vendosur të vdiste. Në një prononcim për televizionin grek Skai që sërish ka përdorur pamjet e Report Tv dhe Shqiptarja.com, kunati ka thënë se Kacifa kishte mundësi të ikte, por zgjodhi të vritej.

Kunati ka thënë se Kaçifa është qëlluar në këmbë dhe në momentin kur ka ngritur duart lart. Sipas tij, policët shqiptarë e kanë qëlluar nga një distancë prej 20 metrash.

“Pyetja ime që nga dje të cilën e zgjidha është se në momentin kur u ngjit aq lart dhe takoi bariun të cilit i kërkoi ujë dhe xhupin që u ngroh pak dhe kjo për rreth 1 orë, ai vendosi të kthehej pas…. dhe kuptova dje në darkë në morg, pse u kthye mbrapa, kishte vendosur të vdiste këtë orë, këtë ditë të shenjtë, e kuptoj që dëgjohet pak e cmendur, nuk ishte i çmendur… Konstandini u qëllua në këmbë me duart hapur… në kohën që ai ngriti duart lart policët shqiptarë e qëlluan atë nga një distancë prej 15-20 metra.”-ka thënë kunati i tij.

Konstantinos Kacifa u vra 3 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por ditën e djeshme, përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
‘U vra nga larg, jo nga afër’/ Familja e minoritarit largon avokatin grek

REPORT TV mëson se familja e Kostandinos Kaçifas që u vra në Gjirokastër para tre ditësh ka ndryshuar avokat. Familja ka hequr Costas Giovanopoulos dhe në vendin e tij ka vendosur Loreta Botin nga Janina.

Sipas burimeve të Report Tv familja e largoi me argumentin se nuk arriti që të ndikonte që në grupin e personave që do të bënin ekspertizën e Kostandinos Kaçifa në Tiranë të ishte edhe mjeku grek.

Por duket se largimi i tij lidhet me deklaratën e djeshme që 35-vjeçari është vrarë nga larg dhe jo nga afër sikur pretendon familja e Kostandinos Kaçifas.

Ora 14:17
Greqi/ Organizatat greke njoftojnë vendosjen e autobusëve të posaçëm për varrimin e Kacifas, çmimi 20 euro

Në Greqi nisin përgatitjet për të patur një pjesëmarrje sa më masive ditën e varrimit të Kostandinos Kacifas, i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA të dielën.

Report Tv dhe Shqiptarja.com disponojnë njoftimin e shoqatave të shenjta greke publikuar në Facebook ku shkruhet se miqtë i kanë një borxh Konstandinos Kacifas i cili humbi jetën në mënyrë të pajustifikuar.

“Prandaj në kemi vënë në dispozicion autobuzë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ku kostoja e udhëtimit vajtje ardhje është 20 euro. Data e nisjes dhe kthimit do të njoftohet momentin kur do të mësohet dita dhe ora e varrimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi për organizimin e autobusëve që do të vijnë në Shqipëri për ceremoninë mortore të Kacifas

Po ashtu në fund të këtij njoftimi theksohet se:

“Ju lutem njoftoni gjithsecilin për të patur një prezencë dinjitoze për të dërguar mesazhin në vendin dhe atdheun tonë .Kjo është gjëja e fundit që mund të bëjmë për të nderuar kujtimin e tij. Për vrasjen e Kostandinos Kacifas është shprehur për mediat greke edhe kunati i tij Vagjel Sakelaraqis duke pohuar se ai kishte mundësi të largohej dhe të kalonte kufirin por zgjodhi që të kthehej e të vdiste aty. “Duket si çmenduri, por ai nuk ishte i çmendur”- u shpreh kunati i ekstremistit grek, ndërsa thekson se ai u qellua pasi kishte ngritur duart larte. 

Paralelisht me hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe në Greqi ka nisur një hetim për ekzekutimin nga forcat RENEA të minoritarit 35 vjeçar Kacifas nga fshati Bularat në Gjirokastër

Ora 13:44
Familja e Kaçifas kërkon kthimin e trupit të 35-vjeçarit në shtëpi, heq dorë nga autopsia

Report Tv, ka mësuar se familja e 35-vjeçarit grek Konstantinos Kaçifas, kërkon që trupi i të ndjerit të kthehet në shtëpi.

Burimet bëjnë me dije se familja ka hequr dorë nga ribërja e autopsisë. Babai i djalit ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare si edhe ka njoftuar ambasadën greke.

Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

Ora 12:54
Vrasja e ekstremistit grek, nis ekspertiza e thelluar, pritet të zgjasë deri në 3 javë

Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme në lidhje me vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa në Gjirokastër. Report Tv ka mësuar se ka nisur një ekspertizë e thelluar për trupin e 35-vjeçarit, në bazë të autopsisë që është bërë në Gjirokastër.

Ekspertiza e thelluar do të bëhet në bazë të autopsisë që i është bërë trupit në morgun e Gjirokastrës. Tashmë është ngritur një grup ekspertësh dhe trupi nuk do të varroset deri në përfundim të ekspertizës.Gjithashtu mësohet se ekspertiza do të zgjasë deri në 3 javë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati DIGJET , Fredi ZI KRRIHET: 31/10/2018 17:53

    Shteti Shqiptar Nuk Duhet ti lèshojè as edhe njè Metèr Tokè , pèr tè Varrosur kètè TERRORIST TALEBAN , qè kèrkoi tè qèllonte mbi POLICINÈ e SHTETIT SHQIPTAR dhe FORCAT SPECIALE tè RENEAS ! Tè SYRGJYNOSET nè ATHINÈ , bashkè me Maskarenjtè e Agimit tè Artè

    Përgjigju
  • Fredi: 31/10/2018 14:30

    Ore medja, na keni çarë trapin duke perdorur vetëm termim ekstremist në çdo artikull.. Ai nuk ishte vetëm ekstremist, ju lutem shumë, ai përhapi terror. Mund të jesh ekstremist dhe nuk shkakton probleme askund dhe kurrkujt. Në këtë rast ai hapi zjarr ndaj policisë dhe të gjith të tjereve që ishin aty. Pra është terrorist, perhapi terror!

    Përgjigju
  • LORA: 31/10/2018 14:23

    Ngushellime Babait,qe i dha aq edukate Djalit ,,,sa tia perdornin zagaret, si limon te shtrydhur krejt.

    Përgjigju
  • mjaft: 31/10/2018 14:05

    me këtë lajm,,kush ka jetuar ne gr e di mir..Me dhjetëra shqiptar jan vrar nga policia greke dhe vetem 1 minut zgjaste lajmi ,,ju e bët sikur u vra nji fshat i tër ,gjynaf se la femij pa baba ,,kaq,,por ky ka qën si ato që vendosi bombën ne bark dhe hedhin veten në erë. Bëri nji heroizëm ,,vrau veten ,tju bënte qejfin shokëve,,vorioepirot me brir ,,

    Përgjigju
  • Vasilja: 31/10/2018 14:02

    Sa qesharak kunat. Kishte vendosim te vriste e pastaj te vdiste me doemos. Ai nuk donte tha dinte as per vajzen e as per ne e e baba. Nuk ja vlen te merreni me kete ceshtje. Perse e beni kaq ngjarje te madhe?!. Sa terorriste ka crate Renea qe rrezikonin jetet e njerezve. Asnje media nuk ka ndjekur vrasjet sepse Renea perfaqeson dhe mbron njerezit e pafajshem.

    Përgjigju
  • ben: 31/10/2018 14:01

    ca legeni. po normal e ben per te fituar na nje pencion na greku

    Përgjigju
  • Doniel: 31/10/2018 14:00

    Ne te vertet kto probleme vin nga familja e drakules (salí serbi)sepse ai ika favorizuar greket dhe serbet gjat gjith 26 viteve na kan poshteruar dhe as kush se ka ngritur zerin.dhe komshinjt tani jan mesuar te na shikojn si inferior ndaj tyre dhe nuk munden ta pranojn se nje dit shqiptaret do behen te zotet e shpis tyre.esht per te ardhur keq se humbi nje jet!!por smundet te pranojm nje njeri qe ben terror te kthehet ne deshmor,por per fatin ton te keq jemi akoma larg te qenit te bashkuar si popull dhe te mbrojm te drejtat tona dhe njeri-tjetrin

    Përgjigju
  • Fraiku: 31/10/2018 13:58

    E gjete Vangjeeeeeel! Edhe te vdekur e torturuat te ndjerin vetem qe te perfitoni ndonje gje. Kaq te pashpirt jeni? Pritni tani 3 jave derisa ta varrosni o kafshe. Beri budadallek sipas jush, sipas ligjeve dhe nderkombetare quhet akt terrorist. Nese do ishte dorezuar do ishte gjalle sot, nese e paska patur mendjen per vdekur atehere cfare kerkoni? Ik o Vangjel budallai ik se dhe vete greket qe bejne si qen, qeshin nga pas me juve.

    Përgjigju
  • life: 31/10/2018 13:34

    ky greku kunat flet percart .nje her thot kishte vendosur te vdiste kete dit ,nje her thot u dorezua duke ngritur durt lart per mos te vdekur.hajd kuptoj keta

    Përgjigju
  • Nasibiu: 31/10/2018 13:04

    Po keta bien ndesh me fjalet e veta. Ai paska vendosur me vdek ne kete dite te shenjte dhe pastaj paska ngritur duart lart. Po meqe ai kishte vendosur te vdiste, ja paskan plotesuar deshiren. Ju ca kerkoni tani. Jo e paskan vrare afer a larg.

    Përgjigju
    • Genci: 31/10/2018 19:13

      Hahahahaha e forte kjo

  • titi: 31/10/2018 12:54

    Ky ishte gje prezent?! Nese po, te shkoje te deshmoje ne instancat perkatese dhe ne kete menyre ndihmon ne zbardhjen e ngjarjes. Nese jo te heshte ne respekt te viktimes dhe te lere autoritet te bejne punen.

    Përgjigju
  • Alex: 31/10/2018 12:49

    Merr edhe ti armen dhe eja ne Shqiperi se e njejta gje te pret.

    Përgjigju
  • Iliri.: 31/10/2018 12:45

    Po çfare kuptimi paska kjo?: ishte i vendosur te vdiste,dhe paska ngritur duart lart per tu dorzuar?ik o plere trego ndonje histori tjeter.komplimente reneas

    Përgjigju
    • mario: 31/10/2018 20:32

      Ngjarja duhet trajtuar pa ngjyra nacionaliste ai ishte nje i marre me tru te shperlare me urrejtje por edhe i pergatitur me pare shenjestra holigrafike dhe municion me shumice nuk jane rastesi ka menduar se nuk vritej se ishte grek por ka marre pergjigjen e merituar persa i perket vajzes me mire iku sepse ai nuk kishte mendje per familje

    • Fredi: 31/10/2018 13:14

      Hahahahahaha!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja