GJKKO është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’, ku në një fraksion bëhet fjalë për vrasjen e Ervis dhe Fatmira Dedaj. Pas motrës/vajzës së tyre, në gjykatë ka dëshmuar ish e dashura e Ervisit.

P. Mici, tregon e n atë kohë ka qenë studente në universitet kur është njohur me Ervisin në vitin 2011, lidhje e cila ka zgjatur 1 vit, deri kur ai u ekzekutua. Ish e dashura e tij tregon se në atë kohë Ervisi sapo ishte kthyer nga Holanda dhe se hapi një pikë karburanti me Festim Qolin. Ky i fundit është i pandehur në dosje dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Dedajt.

P. Mici në dëshminë e saj thotë se konflikti me Festimin dhe Ervisin nisi pasi ky i fundit kërkonte që karburantin ka regjistronte në emër të nënës së tij. Konflikti thotë ajo ka nisur 3 muaj përpara se të ndodhte vrasja.

P.Mici: Me Ervis Dedjan jam njohur në mars 2011 dhe lidhja me të ka zgjatur deri kur ai ka ndërruar jetë. Kam qenë në universitet. Me të u njoha përmes shoqes time, që kishte shok Festim Qolin. Ervis Dedja sa kishte ardhur nga jashtë kur jam njohur me të. Ai ka qenë në Holandë.

Në Shqipëri po diskutonte të hapte një pikë karburanti me Festim Qolin. U hap karburanti ka qenë në Shkozet. Nuk kam qenë ndonjëherë te karburanti me Elvisin. Festimi merrej me menaxhimin. Elvisi jetonte me mamin në Durrës, dhe pjesë tjetër jetonim bashkë në Golem herë pas here. Ditën e ngjarjes ai më ka sjellë në Tirane se kisha provim. Unë bëra provimin, me çoi në Durrës dhe pastaj iku. Ka qenë ora 14.00-15.00. E pash nga televizori ngjarjen.

Ditën e ngjarjes ishte i shqetësuar për çështjen e karburantit, qe e kishte vënë në emër te Festimit. Donte ta vinte karburantin në emër të mamit. Festimi ishte në dijeni të lidhjes time me Elvisin. Nënën e Elvisit e kam takuar për herë të pare kur u bë morti i Elvisit. Kam taku disa njerëz me të cilët shoqërohej Elvisi. Gjendja e tij ekonomike ishte normale. Për të ardhurat nga karburanti nuk diskutonim ndonjëherë. Karburanti ishte i Elvsit, por ai e kishte vënë në emër te Festimit dhe konflikti ndodhi sepse donte ta vinte në emër të Fatmirës. 2-3 muaj para ngjarjes ndodhi konflikti mes Elvisit dhe Festimit.

Raporti mes tyre nuk ishte si me përpara. Pseudonimi i Elvisit ishte “Loshi”. Kam qenë në varrimin e Elvisit, Festim Qolin nuk e kam parë aty. Mesa kam marrë vesh ai ska qenë i pranishëm. Elvisi ka pas disa celularë, me mua komunikonte vetëm me një numër. Pas vrasjes së Elvisit, kam kontaktuar me Fatmirën. Unë kam qenë shumë e vogël dhe shumë e tronditur për ngjarjen, me nënën e tij u takova rreth 40 ditë me të që i kam shkuar në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Fatmira dhe Ervis Dedaj, dëshmon në GJKKO vajza/motra e viktimave: Nuk jam interesuar për ngjarjet! Ish e dashura tregon për konfliktin mes ortakëve