Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli është liruar dhe e bën gjumin në shtëpi

Tirane- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimet për 4 të miturit të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh më 16 Maj 2023. Në fuqi u la dënimi që Gjykata e Elbasanit dha më 29 prill 2024 që i dënonte në total adoleshentët me 46 vite.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur

Në seancën e sotme mbrojtja kërkoi që të mos pranohej gjykim i shkurtuar, të kthehej në shkallë të parë ose në edhe një herë në Apel.

Autori i dyshuar me iniciale E.K. dhe bashkëpunëtori i tij me iniciale O.Ç. prej një javë kanë dalë nga qelia me një masë më të butë sigurie “arrest në shtëpi”. Tashmë rikthehen në qeli, sepse vendimi është i formës së prerë.

Babai i Fatjonit nuk është dakord me dënimin.

“Unë quhem Mustafa Bici, jam babai i Fatjonit. Kam një vit e gjysmë që vij në këto dyer edhe prapë nuk gjeta drejtësinë me gjyqin që u dha këtu në Tiranë. Ngeli dënimi që dha gjykata e Elbasanit. Unë me këtë nuk jam dakord. Çfarë është 18 vite burg për kriminelin? A është e drejtë kjo? Aq më keq që mua më vranë për së dyti. Krimineli pas asaj të shkoj ta bëj gjumin te i ati, kurse im bir tretet në dhe. Këta këtu i japin Po vendimit të Elbasanit.
Nuk jam i kënaqur me dënimin që kanë dhënë ata.

Dua dënim sa i takon, 27 vjet sa i takon atyre, jo ulje dënimi. Të marrin masa se unë do bëj gjë tjetër. Siç i bën çunit tim. Pse kështu qenka shteti?A është e drejtë të bëhet kjo? 
Nuk kam bërë gjë se kam pritur drejtësi, por nëse nuk zgjidhet do bëj atë që fola”, tha babai i Fatjon Bicit.

Nga Gjykata e Elbasanit E.K u dënua me 12 vite burg për veprën penale të vrasjes, 10 vite burg për veprën penale plagosje, 10 vite burg për vrasje  të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armëmbajtje. Në total ai u dënua me 27 vite burg por me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg për të.

O.Ç u dënua për katër vepra penale 21 vite burg gjithsej dhe falë gjykimt të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.
Xh.Ç u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar iu ul në 8 vite.
Ndërsa S.M u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht