Vrasja e gazetarit Kashoggi, Turqia kërkon ekstradimin e 18 sauditëve

Vrasja e gazetarit Kashoggi, Turqia kërkon ekstradimin e 18 sauditëve

Gazetari saudit Jamal Khashogi

18 sauditë po heton me akuzën për "vrasje të qëllimshme me paramendim" dhe torturë ndaj gazetarit Jamal Khashoggi. Zyra e prokurorisë së Stambollit ka paraqitur një kërkesë Arabisë Saudite për ekstradim e të dyshuarve. Por ministri i Jashtëm saudit, Adel Al-Jubeir raportoi se kërkesa do të mohohet. Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis foli ashpër të shtunën për vdekjen e bashkëpunëtorit të Uashington Post, Jamal Khashoggi, komentet e tij më të forta deri më tani në një polemikë që ka tendosur lidhjet midis SHBA-ve dhe Arabisë Saudite.

Turqia kërkon ekstradimin e 18 sauditëve për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Ata do të hetohen për vrasje të qëllimshme me paramendim dhe torturë ndaj kritikut saudit të Uashington Post. Ka qenë zyra e prokurorisë së Stambollit që i ka paraqitur një kërkesë Arabisë Saudite për ekstradimin e të dyshuarve, tha një zyrtar i lartë turk për CNN. Pas kësaj kërkese ka reaguar ministri i jashtëm saudit Adel Al-Jubeir, i cili është shprehur se ajo do të mohohet.

Duke qenë se shtetasit e dyshuar janë arabë sauditë dhe janë arrestuar në vendin tonë, edhe hetimi po bëhet në këtë vend dhe do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite.

Ministri i Jashtëm saudit,  Adel Al-Jubeir.

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në një deklaratë të bërë në Riad ka theksuar se do të vendosen para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll dhe se mbretëria do të zbatojë të gjitha rregullat e nevojshme dhe do të hetojë ngjarjen.

Riadi vazhdon të pohojë se as princi Salman dhe as mbreti nuk ishin në dijeni të operacionit për vrasjen e Jamal, i cili ishte një kritik i qeverisë saudite dhe shkruante për “The Uashington Post”. Prokuroria publike e Arabisë Saudite tha të enjten se vrasja e Khashoggi ishte e paramenduar. Arabia Saudite fillimisht tha se gazetari saudit ishte larguar nga konsullata në Stamboll më 2 tetor, por më vonë deklaroi se ai kishte vdekur gjatë një përplasje me zyrtarët sauditë. Nuk është anashkaluar ndërkohë kjo çështje as nga SHBA.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis foli ashpër për vdekjen e bashkëpunëtorit të Uashington Post, Jamal Khashoggi.

Vdekja e Khashoggi në një strukturë diplomatike "minoi stabilitetin rajonal" dhe duhet të na "shqetësojë të gjithë ne.

Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Këto mund të cilësohen komentet e tij më të forta deri më tani në një polemikë që ka tendosur lidhjet midis SHBA-ve dhe Arabisë Saudite. Ndërsa nuk fajësoi Arabinë Saudite, ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të merrnin masa shtesë kundër atyre që mund të ishin përfshirë në vrasje.

Ai gjithashtu vuri në dukje vendimin e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për të revokuar vizat tek ata që mund të jenë implikuar. Ai  nuk përmendi sundimtarin de facto të mbretërisë, princit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili po përpiqet të modernizojë ekonominë dhe shoqërinë e vendit, ndërkohë që godet disidentët. Vdekja e Khashoggi, ka shkaktuar kritika ndërkombëtare ndaj Arabisë Saudite dhe ka komplikuar marrëdhëniet Uashington-Riad.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen