Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar akuzën ndaj Ervin Dalipajt, ish- shefit të krimit ekonomik në Tiranë, i ekzekutuar 2 javë më parë në aksin Sukth-Durrës.
 
Vendimi për pushimin e akuzës ndaj Dalipajt është marrë në seancën e kësaj të enjte pasi Prokuroria ka paraqitur certifikatën e vdekjes së Dalipajt.
 
Dalipaj ishte në akuzë për rrëmbim personi pasi së bashku me shokun e tij Denis Shtraza u mor i pandehur nga Krimet e Rënda për rrëmbimin e më pas vrasjen e Gazmend Collakut në Durrës.
 
Hetimet për vrasjen e Dalipajt janë ende të hapura ndërsa pas më shumë se 2 jave s’ka asnjë të dyshuar në pranga.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)