Vrasja e Gentian Bejtjas, lihen në burg dy të arrestuarit! Avokati: Makina ka qenë me GPS

Vrasja e Gentian Bejtjas, lihen në burg dy të arrestuarit! Avokati: Makina ka qenë me GPS

1710933833_viktimagentianbejtjadheautortilirbeqarajdheedisonhaxhiu.jpg

Gjykata ka lënë në burg Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas. Avokati për mediat mohoi akuzat ndaj dy të arrestuarve.

“Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike të një automjeti, i ngjashëm me atë që u pa në vendngjarje, por nëse është i njëjti, nuk e provojnë dot.

Edhe praninë e Ilir Beqarajt nuk arrin të provojë prokuroria. Ai ka qenë në shtëpi. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedh të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”, tha avokati i të akuzuarve.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Bejtjas, rolet e 2 të arrestuarve! Ilir Beqaraj transportoi 4 ekzekutorët, i mori pasi dogjën mjetin e krimit! Lihen të 2 në burg


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë