Në lidhje me këtë krim ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.
Me një status status në facebook, Halimi e cilëson ngjarjen tronditëse dhe një krim makabër.
Sipas tij kjo ngjarje kërkon analizë për ekzekutorët e urdhrit të mbrojtjes, si dhe ndëshkim më të ashpër ndaj ekzekutorit të gjykatëse.
Gjyqtarja 39-vjeçare Fildes Hafizi u vra këtë të enjte me armë zjarri nga ish bashkëshorti 53-vjeçari Fadil Kasemi.
Vrasja u regjistrua në zonën e Xhamllikut, ku 39-vjeçarja ndodhej në makinën e saj teksa ish bashkëshorti ka qëlluar me armë zjarri 2 plumba drejt saj duke e lënë të vdekur.
Njoftimi i plotë i Eduard Halimit në facebook:
I tronditur nga vrasja makabre e gjyqtares Fildez Hafizi. Ajo ka qënë një magjistrate e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve.
Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përvecse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhërit të mbrojtjes por padyshim ndërshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildez Hafizit. Krime të tilla makabre kërkojne ndërshkim të ashpër ndaj kemi pasur të drejtë kur ndryshuam Kodin Penal 5 vjet më parë duke vendosur denime maksimale për këta mostra vrasësish. Ngushëllimet më të thella për familjen, fëmijët dhe të afërmit

(Postimi i Eduard Halimit në facebook)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
