Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit dhe futja e armës së krimit brenda ambienteve të gjykatës, ngjarje që tronditi 6 tetorin e vitit të shkuar, ka zbritur deputetët në Gjykata për të monitoruar si po funksionon siguria në këto institucione.
Anëtarët e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u ndalën në Gjykatën e Korçës ndërsa pas vëzhgimit në terren, do të paraqesin raportin për diskutim parlamentar.
“Propozimet janë të të gjithë spektrit, bëhet fjalë për sigurinë fizike, për legjislacionin, infrastrukturën dhe teknologjinë, e të gjithë këta komponentë do t’i marrim në konsideratë në një tryezë më të gjerë në komision ku do të jenë të gjitha palët të hapura për të diskutuar lidhur me sigurinë në gjykata dhe përmirësimin e ruajtjen sa më të mirë të të gjithë ambienteve të gjyqësorit dhe prokurorive sepse s’mund t’i anashkalojmë pasi janë të të njëjtit funksion dhe drejtim”, tha deputeti Bledi Çomo.
Turi i deputetëve në Gjykata ka nisur pas një kërkese që bëri KLGJ fundvitin e shkuar për marrjen e masave për forcimin e sigurisë në Gjykata. Ata do të vizitojnë të gjitha gjykatat kryesore në vend.
Komente












