Vrasja e Griseldës dhe plagosja e shokut të saj, Gjykata jep arrest me burg për bashkëpunëtorin e autorit 19-vjeçar

Vrasja e Griseldës dhe plagosja e shokut të saj, Gjykata jep arrest me burg për bashkëpunëtorin e autorit 19-vjeçar

Roland Muzhaqi dhe Robert P., dukje u larguar me vrap pas krimit (Pamje nga kamerat e sigurisë)

TIRANE - Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit me burg për Ronald Muzhaqin me akuzën se ka ndihmuar Robert P., 19-vjeç nga Puka, në vrasjen e Griselda Gjikolajt dhe plagosjen e shokut të saj, Erion Benga, 23-vjeç, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës së kaluar (Lexo këtu). Dy të rinjtë u qëlluan me armë zjarri pistoletë teksa po largoheshin me një automjet tip "Benz" në zonën e bllokut "Gintash" në Laprakë. Report Tv publikoi dy ditë më parë edhe foton e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Robert P.

Robert P., autori 19-vjeçar nga Puka

Ronald Muzhaqi u arrestua nga policia në një banesë në kryeqytet dy ditë pas ngjarjes. Autorët janë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë teksa largohen me vrap pas kryerjes së krimit çka ka ndihmuar edhe në identifikimin e tyre (Lexo këtu). Ngjarja ndodhur pas një konflikti ndërmjet Begës dhe Robertit i cili ka planifikuar më pas vrasjen duke pritur Gjikolën dhe Begën të dilnin nga lokali ku po pinin kafen. Shkaqet e motivit mbeten mister, ndërsa Benga që la spitalin e traumës pas mjekimit nga plagosja në ngjarje nuk ka dhënë një version se përse ndodhi atentati.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar